Temperaturat e sotme në Ulqin 38 gradë celsius

July 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

termometri-ulqinPrishtina Weather ka sjellë një njoftim për temperaturat sotme që kanë mbretëruar në Kosovë dhe rajon.

Siç bëhet e ditur edhe sot u shënuan temperatura të larta. Të cilat janë sjellë nga 32 deri në 40 Gradë Celsius.
Ky është njoftimi i plotë i Prishtina Weather
Në rajon edhe sot u shënuan temperatura të larta. Maksimalet u sollën nga 32C deri 38C. Vendi me temperaturë më të lartë edhe sot ishte Mostari me 41.3C. Temperatura prej 40C u regjistruan në Podgoricë, e në Ulqin më e larta ishte 38C.
Në Shqipëri, përgjatë vijës bregdetare maksimalet u sollën nga 33C në Vlorë deri në 36C në Durrës, e në Shkodër ishte temperatura më e lartë që u shënua gjatë ditës së sotme në Shqipëri 40.2C. Në Kuçovë 37C, e në Gjirokastër 38C, ndërkaq në Korçë vetëm 30C.
Në Serbi temperatura më të larta u sollën nga 34C deri në 37C, e në Batajnicë arriti deri në 38C.
Në vendin tonë në Prishtinë temperatura më e lartë arriti deri në 35C.

YouTube Preview Image