Digjet flamuri i NATO-s, në Podgoricë

July 21, 2015   | Ngjarjet - Events

digjet-flamuri-NatoAktivistë të Partisë së Punës kanë djegur flamurin e NATO-së sot në Sheshin e Republikës në Podgoricë. Ata kanë djegur flamurin në kuadër të një aksioni për të inkurajuar rezistencën e Malit të Zi që të bëhet anëtar i Aleancës Veri-atlantike.

Nga Partia e Punës thuhet se anëtarësimi në NATO është kundër interes të popullit të Malit të Zi. Po ashtu thuhet se populli malazez gjatë gjithë historisë ka qenë kundër cizmes së okupatorit, transmeton Vijesti e Podgoricës.

Lajm