Kida, Enca, Era Istrefi dhe Ledri i çmendin mbi 1200 fansa ne Ulqin

July 22, 2015   | Lajmet / Vijesti

Enca-HaxhijaSipas një burimi të gazetës sonë, mësojmë se vetëm dy ditë me herët në Ulqin në një nga diskot e njohura verore te Plazhi i Vogël, këngëtarja Era Istrefi ka sjellë jo më pak se 1 200 persona për ta dëgjuar atë dhe kolegun e saj që sollën hitin e tyre, Ledrin.

Kanë nisur me hov të madh pas disa javëve jo shumë të ngarkuara për mbrëmje verore pasi ishte edhe Ramazan. E kur flasim për ditët e nxehta, tash si duket rinia dhe ata që bëjnë jetë nate nëpër shumë vende pushimi, sidomos në Ulqin duan të dëgjojnë muzikë, të shohin femra atraktive, të kërcejnë me hite, e jo shumë preferohet tashmë disa artiste që kanë vite që këndojnë, por më shumë të rejat.

E kur i referohemi vajzave të reja të skenës, sërish është një treshe që po kryeson edhe këtë vit, ndoshta ato që po e djegin më shumë këtë verë, se të tjerat. Një disko verore pranë detit, e një lokal i bukur qoftë edhe në Kosovë dëshiron t’i ketë ato, pavarësisht se cili është çmimi i tyre, pasi ato janë me plot stil dhe sjellin të rinjtë dhe të reja që dinë të argëtohen deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas një burimi të gazetës sonë, mësojmë se vetëm dy ditë me herët në Ulqin në një nga diskot e njohura verore te Plazhi i Vogël, këngëtarja Era Istrefi ka sjellë jo më pak se 1 200 persona për ta dëgjuar atë dhe kolegun e saj që sollën hitin e tyre, Ledrin.

Por kur flasim për një nga vajzat e reja por që padiskutim mund ta quajmë edhe mbretëreshë në këtë sezon është edhe Kida. Ajo kudo që është, falë edhe shumë ftesave që ka arrin të mbledhë publikun më të madh e të mbushë plot ambientet verore, pasi artistja me plot stil din të mbajë premtimet ndaj fansave e ti argëtojë ata.

Nuk mbetet pas edhe një tjetër mike e të dyjave vajzave që sapo përmendem, ajo është një “barby” por shumë e kërkuar falë këngëve të saj mjaft të kohës. E kemi fjalën për Enca Haxhiaj, këngëtarja nga Tirana e cila duhet shumë në Kosovë, e ka plot ftesa, por edhe mirëpritur në diskot verore në Ulqin, siç tregon dhe fotoja.

Janë këto tre vajza të reja që po mbajnë rekorde edhe me koncerte, por gjithmonë nuk duhet të harrojmë se me ta janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, qoftë këngëtarë edhe të muzikës “live” që bëjnë atmosferë.

Por Kida, Enca, Era më të forta se kurrë, a ju kanë marrë pak rriskun edhe disa artistëve të konfirmuar shumë vite më parë? Megjithëse prania e fansave dhe sa do të qëndrojnë ato të forta kjo shihet në vijim, por për momentin janë shumë “In”./BS/

Bota Sot