Muriqan, masa për parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore – Video

July 23, 2015   | Ngjarjet - Events

Kufiri-Sukobin-MuriqanPolicia e Shtetit në bashkëpunim me institucionet vendore në Shkodër kanë organizuar një takim, mbi masat e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore, në një kohë kur fluksi i hyrje – daljeve në kufi është i lartë dhe rreziku për trafikun e qenieve njerëzore rritet.

Shef i stacionit policor në Muriqan, Ledio Ibrahimi: “ Në kuadër të planit të veprimit për anti trafikimit të qenieve njerëzore janë trajnuar efektivat kontrollor për një intervistim të personave të cilat dyshojnë se mund të jenë viktima të mundshme të trafikimit.”

Muajt e fundit Shqipëria po përballet edhe me fenomenin e largimeve masive drejt Bashkimit Europian, ku mijra qytetarë kënë kërkuar azil.

Shef i stacionit policor në Muriqan, Ledio Ibrahimi:Ne bëjmë një intervistim të hollësishëm të personave që mund të kenë këtë tendencë dhe nëvarësi të saj janë shtuar numri i refuzimit të daljes që bëjmë neve te cilat nuk plotësojnë kushtet ose destinacionet. “

Pjesë e takimi ishin drejtues të policisë së Shkodrws, kufirit dhe migracionit, prefekturës dhe World Vision, të cilët janë pjesë e grupit të punës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

/oranews.tv/

YouTube Preview Image