Huliganët thyejn veturat luksoze me targa RKS në plazhet e Ulqinit

August 25, 2015   | Reportazh / Reportaža

Coco-Beach-ulqinIncidentet në Malin e zi, sidomos në vendbanimet shqiptare vazhdojnë te shtohen dita ditës. Rasti i fundit është sot në ditën kur në Bruksel po zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kur disa huligan ne Ulqin sipas të gjitha gjasave, janë serbë, kanë thyer 4-5 automjete të shqiptareve me targa të republikës së Kosovës. Sulmi vandal është bërë në Ulqin, në plazhin “Koko beach“ në “Shtojë”, shkruan “Pobjeda”, transmeton “Presheva Jonë”,
Sipas policisë demet e veturave janë te mëdha, duke ju thyer pasqyra, xhami dhe gërvishtjet dhe një automjet janë shkruar katër “S” (qe simbolizojnë “Serbine e Madhe”) për çka mundë të aludohet se kush mund të qëndrojnë pas këtyre incidenteve dhe provokimeve.
Të gjitha automjetet e prekura janë luksoze (Mercdes BMW..) policia po kryen hetimet. “Kjo nuk është padyshim një vjedhje në tentativë. Qëllimi i kryerësve të këtyre veprave është më shumë për urrejtje ndaj shteti te ri dhe për të shkaktuar dëme materiale.,,“ ka thënë një një bashkëbisedues i paidentifikuar për gazetën e Podgoricës.

Presheva Jonë