Faleminderit Xhaxhi ILMI KURTI

September 1, 2015   | Kulturë / Kultura

Dhurate- Ilmi Kurtit-Shkolles-fillore-Bedri Elezaga-Katerkolle-Shkruan: Ilir Lleshi

Dhuratë e çmuar e Ilmi Kurtit, Shkollës fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë

Ilmi Isa Kurti, nga fshati Sukubinë, komuna e Ulqinit, në punë të përkohëshme në SHBA, me rastin e vizitës së vendlindjes në muajin prill të këtij viti, një ditë të veçantë ia kushtoi shkollës së tij në Katërkollë ku para shumë viteve, si shumë moshatarë të tjerë, kreu arsimin fillorë. Në bisedë të ngrohtë me menaxherin dhe të punësuarit e këtij institucioni ai u interesua për jetën e shkollës në përgjithësi dhe segmentet e ndryshme të punës së saj në veçanti. Haptazi kënaqej kur bashkëfolësit e njoftonin me punën, angazhimin dhe të arriturat, suksesin e nxënësve në të gjitha fushat. Por, ai dukshem ndjeu keqardhje kur dëgjoi për faktorët të cilët ngadalësojnë dhe vështirësojnë proçesin mësimor, si amortizimi i orendive, mungesa e mjeteve mësimore, dëmtimi i lokaleve të shkollës amë. Ai, aq më tepër u bind, kur ate që u fol e vërejti duke shetitur lokalin e shkollës. Dyshemeja e dëmtuar, që jepte përshtypjen e ndonjë objekti të lëshuar, sikur thellë e preku në mendje dhe ndjenja. Nuk foli asgjë për të premtuar e mos realizuar si tjetër vizitues apo kalimtar të rastit. Shkoi në heshtje, por me bindje të plotë se këtu ka nevojë për ndihmë të madhe financiare pasi kaherë nuk është investuar as në mirëmbajtje elementare. Në atë gjë sikur edhe ka menduar dhe është përcaktuar që shkollën e tij, me sa ka mundësi materiale ta ndihmoi konkret.
Dhurate- Ilmi Kurtit-Shkolles-fillore-Bedri Elezaga-Katerkolle-1
Pas rreth një muaji, në shkollë vjenë Kujtim Nazim Kurti me porosi të axhës së vetë, Ilmiut, për ta ndihmuar shkollën në ate që çmohet si më tepër e nevojëshme. Në marrëveshje të përbashkët drejtori i shkollës dhe përfaqësuesi i dhuruesit – Ilmi Kurtit, Alim Jahja dhe Kujtim Kurti, përcaktojnë riaftësimin e dyshemesë në kat, në hapsirë të dhjetë kabineteve mësimore, me sipërfaqe prej 650 m2. Me përfundimin e vitit mësimor, qershorë 2015, dhuruesi siguroi materialin e duhur në cilësinë e pllakave qeramike spanjolle e fuqinë punuese, qeramikësit dhe brenda kohës së shkurtër ideja e tij bëhet realitet. Krejt punën e mbikqyri përfaqësuesi i dhuruesit e në fund bashkë me përfaqësuesin e shkollës dhe punëtorët e saj ndanë kënaqësinë për dhuratën shumë të çmuar të bashkëvendasit Ilmi Kurtit, në vlerë prej 9.500 $. Falë asaj pune, në shkollë u zgjodh një problem i madh, regullimi i dyshemesë në kat. Me këte kabinetet mësimore fituen pamje të re me rëndësi higjenike dhe cilësi estetike.

Kolektivi i shkollës, gjithë trupi arsimor dhe drejtori i saj shprehin falenderim të madh në ndihmen e ofruar të rëndësishme e të çmuar. Ndërsa nxënësit e shkolles, të cilët më së shumti do ta ndiejnë kënaqësinë e kësaj vepre, xhaxhit Ilmi i mbesin mirënjohës për ndihmën humane konkretisht atyre të dedikuar. Faleminderit për dhuratën xhaxhi Ilmi Kurti!