Ftesë: Rrjeti Global i Gruas Shqiptare në Ulqin

September 1, 2015   | Ngjarjet - Events

Rrjeti Global i Gruas Shqiptare në hotelin Albatros Ulqin“Rrjeti global i grave shqiptare” zhvilloi në Ulqin një takim midis grave krijuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky aktivitet ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe rajonal të gruas shqiptare. Takime të tilla janë bërë tradicionale dhe kanë ndikuar dukshëm në fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.

Kjo mbrëmje gale, në të cilën do të marrin pjesë këngëtare të zhanreve të ndryshme muzikore, si dhe artiste nga fusha tjera, do të mbahet në ambientet e hotelit “Llolla”, me fillim në ora 19:30.