Inspektorët i rikthehen kontrollit në komunë të Ulqinit ?!!
Nuk mjaftuan konstatimet e para do ditëve të gazetës Dan , e cila pat njoftuar se nga komuna ishin marrë mbi 6000 faqe dokumentacion për të kënaqur hetimet…. dhe sërish po shohim që në dyert e saja të rikthehen të trokasin inspektorët policorë . Ata kësaj radhe po lypin informacion shtesë rreth vendimit për llogarinë përfundimtare të vitit 2008 të votuar në kuvend .
Fjala është për kohën kur kryetar komune ish Gëzim Hajdinaga ndërsa kryetar kuvendi Muhamet Nika.
E veçanta në procedurën e hetimit, kësaj radhe, qëndron në atë se inspektorët nuk po kënaqen vetëm me faktin që llogaria përfundimtare e buxhetit 2008 ishte miratuar në kuvend dhe se ishte bërë publike në gazetën zyrtare, por kërkojnë të dihet nëse procesverbali për këtë pikë të jetë aprovuar në kuvend pa vërejtje nga ana e këshilltarëve rreth diskutimit të vet. Si dhe nëse ka pasur vërejtje të shihet cilat janë ato e për se janë lënë anash..?!
Andaj aktualisht- me të drejtë lind pyetja: Përse të kërkohet ky informacion shtesë e në hollësi…?!
Për analistët e mirëfilltë kjo qasje është krejt e re dhe absolutisht e ndryshme nga qëndrimet e mëhershme të qeverisë në raport me llogarinë e vitit 2005, kur buxheti u bë sipas qejfit rrush e kumbulla e pa kaluar kurrë farë vendimi të nxjerrë në kuvend …?!!
Pikë pyetja tjetër e radhës, që duhet të shtrohet, do të ishte përse po veçohet vetëm ky buxhet nga mesi i buxheteve tjera dhe diku pas 10 viteve…?!
Duke e ditur që edhe vetë DPS-i , atëherë ishte bartës i funksioneve të larta në qeverisjen vendore- bashkë me UDSH-në, proces verbali integral do të ndihmonte partinë (ta zëmë të DPS-i), që të bëjë një spastrim anti- krim si në Budvë..?! Kuptohet në se fillojnë përmasat e një fushate të tillë si atje?!
Deri te të dhënat nga procesverbalet e tilla vështirë se mund të arrihet , sepse forma e procesverbalit që mbahet në kuvend nga shërbimi nuk e ofron gjithë këtë mundësi.
Deri te kjo mund të arrihet vetëm po qe se analizohen CD-të televizive të seancave të bëra në TV TEUTË të mbledhje të kuvendit, që i dorëzohen atij si material arkivor pas transmetimit televiziv të mbledhjeve të kuvendit.
Pas gjithë kësaj që është duke ndodhur, ec e thuaj pastaj që populli ia futë kot kur thotë : Mos pifsh ujë në çesme të policisë(shtetit)..?!! Kryetarët e përmendur të komunës e kuvendit edhe mund të kenë harruar që kishin funksione, por kujtesën ta këndellin pa dëshirë shkrimet për rastet e përmendura.






