Qeveria jep pëlqim në emrat e rrugëve të qytetit

September 1, 2015   | Reportazh / Reportaža

Rruget-e-UlqinitShkruan Muhamet Nika

Me një shkresë të vetën ashtu si edhe patëm lajmëruar , në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës zgjedhore që kërkon ligji, ku thuhet   se votuesit , doemos duhet t’i dihet adresa e saktë – qeveria republikane , njoftoi këtyre ditëve, kryetarin e komunës, z. F.Gjeka për dhënien e pëlqimit në emrat e personaliteteve dhe ngjarjeve  konformë ligjit përkatës.

Ligji në këtë rast parasheh se për vënien e emrave të personaliteteve të ndryshme që nuk i kanë mbushur ende 20 vjet nga dita e vdekjes pëlqimin duhet ta japë qeveria, kurse kjo vlen gjithashtu edhe për ngjarje që nuk i kanë mbushur 50 vjet.

Fjala ishte për emrat e propozuar nga komisioni për emërtim të shesheve dhe rrugëve në komunën e ulqinit, si: Nëna Terezë, Pavle Mijoviq, Simon Filipaj, Fiqiri Hasanaga dhe Ali Podrimja.

Qeveria gjithashtu në këtë kategori, për çudi dha pëlqim edhe për një ngjarje që çmohet si tepër e rëndësishme , por që sipas ligjit nuk hynë në kategorinë e përmendur,  nga se ende nuk i ka mbushur 50 vjet..?! ndërsa    fjala është për ngjarjen e 28 .12. 1990(Dita), kur Mehmet Bardhi u zgjodh për  kryetar të komunës së Ulqinit.

Ani, aferim e gëzof(të)shim..?!!