Ulqin: Numër rekord të turistëve në 25 vitet e fundit

September 2, 2015   | Lajmet / Vijesti

Numri i mysafirëve në dy ditët e fundit shumë ka rënë në rivierën e Ulqinit, kështu që sot janë rreth 20 mijë.

Plazhi-Saranada-Beach-Ulqin-1Të gjithë të cilët kanë dobi nga turizmi pajtohen se gushti ishte muaji më rekord për nga numri i mysafirëve në Ulqin në 25 vitet e fundit, shkruan arbresh.info.

Është gati e sigurt se fundi i vitit 2015 do të tregojë se në gusht janë realizuar bujtje sa në 11 muajt tjerë të këtij viti!?

Ajo që ndoshta është më e rëndësishme është fakti se ky muaj ishte rekord edhe për nga fitimet. Sepse, në Ulqin është rregull që deri në gusht duhet punuar që të mbulohen shpenzimet dhe detyrimet tjera, ndërsa pastaj, praktikisht, të gjitha janë fitime.

Lajmpress

Duket se koha e mirë që po mbizotron në Ulqin ka bërë që sezoni të vazhdojë akoma dhe numri i mysafirëve të jetë i konsiderueshem.

Orgaizata turistike e Ulqinit njofton se ne hotele ka 8% me teper, ne kampe 10% me teper dhe ne akomodimin privat 22% me teper se vitin e kalur në të njëjtën kohë.

Nëse shifrat e mësipërme përkthehen në numra atherë rezulton se gjithsej në Ulqin në ditën e sodit ka 8.981 turiste qe eshte 17% me shume ne krahasim me vitin e kaluar ne te njejten kohe.

Detajet më të hollësishme rreth numrit të mysafirëve mund ti shikoni në tabelen e mëposhtme.