Nika: Si vjetë dhe vitin tjetër – Abetare mbarë kombëtare me bollëk?!!

September 5, 2015   | Opinione

Shkruan: Muhamet Nika,

 Mësohet se Ministria e Kosovës i kishte dorëzuar Genc Nimanbegut për nevojat e vogëlushëve shqiptarë në Mal të Zi, falas gjithë kontigjentin e abetareve mbarëkombëtare të nevojshme për vitin shkollor 2015 , por abetaret pritet të ndahen vitin që vjen ?!

Dhe nëse pyesni për se ?!

– Këtë do ta mësoni në vazhdim.

Nga një lajmë tjetër të shpërndarë në mediat elektronike mësohet për orarin e sivjetshëm të shpërndarjes së Abetares mbarë kombëtare në shkollat shqipe në Mal të Zi dhe kjo ndarje(siç po thuhet), bëhet falë angazhimit të deputetit   Nikë Gjeloshaj.

Nik-Gjeloshaj

Ç’ është e vërteta, në këtë aksion të lejimit të përdorimit të abetares mbarëkombëtare nga qeveria “SI PARTNER…” i qeverisë, na ishte “ përzierë (angazhuar) edhe Genc Nimanbegu- kryetari i këshillit nacional duke siguruar kontingjentin e cekur!

Mbase deputeti Genci, si partner i qeverisë në këtë kohë derisa po vraponte Nika drejtë Tiranës , ky na ish” i zënë” duke kërkuar statusin e plotë të komunës së Tuzit- për N. Gjeloshin..?!! Dhe u vonua njëkohësisht të na e marrë mushtullukun e lejimit të abetares , si dhe meritën e sjelljes së abetares…?!!

Si duket ky deputet , ka nevojë të mësojë pak atë populloren që thotë “ Dy bostane , nuk mbahen dot në një dorë?! “.

Ministri i arsimit Shala , priti Genc Nimanbegun , kryetarin e KKSH në Mal të Zi …?!!

Nimanbegu-Shala-

 

Për fund një gjë mbetet e qartë që prindërit me Gëzim Ibroçin,nuk kanë më nevojë të protestojnë për të mësuar nga abetarja mbarëkombëtare , si më 14 nëtor të vitit që shkoi.

 

Konstatojmë që bile edhe pse në protestë munguan te dy deputetet…, pjesëmarrësve u ndillte zemra mirë – që puna do shkojë mbarë dhe ishin me buzë në gaz- pamje nga protesta me 14 nëntor?!!

Stop-diskriminimit-

Por dilemën se kujt i takojnë meritat pë këtë , mund ta zgjedhë vetë Bardhi i cili me rastin e 25 vjetorit të themelimit të LD në MZ, flitet se ka përgtitur pakon e shpërblimeve patriotike…., ku shumë lehtë mund të gjindet dikush nga të përmendurit për avansim të arsimit shqip?!!! Kuptohet nëse nuk ka ndonjë kandar tjetër…. Si lumë ato…?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„