Ulqini, qyteti i parë në Mal të Zi me muzeun digjital

September 5, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Milena  Harito - LazovicGjekë Gjonaj

Ulqini prej ditës së premte, 4 shtator 2015,  është qyteti i parë  në Mal të Zi me muzeun digjital. Inaugurimi i finalizimit  të  këtij projekti u bë   nga zëvendëskyreministri  i Malit të Zi , njëherësh edhe ministër i shoqërisë informative dhe telekomunikacionit Vujica Llazoviq dhe  ministrja e  Shqipërisë për Inovacionin dhe Adimnistratën Publike Milena  Harito.

Lazovic otvorio i digitalni muzej u Ulcinju

Për zëvendëskryeminsitrin  malazez Llazoviq jo rastësisht Ulqini është zgjedhur si  seli e muzeut digjital, por për shkak të bashkimit të historisë dhe traditës me kohën e re digjitale, dhe si dëshmi e përkushtimit të kultivimit të mëtutjeshëm të  harmonisë multikulturale dhe multietnike në Mal të Zi. “Realizimi i këtij projekti do të hapë rrugë për realizimin e projekteve tjera ndërkufitare edhe me shtetet e tjera të rajonit  në fushën e shoqërisë informative”, pohoi Llazoviq.

Muzeu-digjital-Ulqin

Ministrja e Shqipërisë për Inovacion dhe  Administratën Publike Milena  Harito tha se ky projekt bahkëpunimi ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian është një nga përpjekjet e para që kanë   preceduar edhe procesin  e Berlnit, që vazhdoi para pak javësh  me takimin e Vjenës për bashkëpunim ndër rajonal.Sipas  ministres Harito ky është një hap i parë për projekte shumë më të mëdha  të përbashkëta të infrastrukturës digjitale për Malin e Zi , Shqipërinë dhe për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka u shpreh se kjo formë bashkëkohore e  pasuron dhe e  bën më të prekshëm informacionin e muzeut  të Ulqinit  duke krijuar mundesinë për përdorimin e digjitalizimeve të reja,  për të nxitur interesin  e të rinjve, turistëve vendas dhe të huaj. „Me projekte të tilla synohet  promovimi i trashëgimisë kulturore   të muzeut të Ulqinit,  duke qenë  pjesë e trashëgimisë evropiane“, pohoi Gjeka. Në  ceremoninë e hapjes së muzeut digjital në Ulqin foli  edhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi.