Nika: Përse po festohet ndaras dhe cilët janë fajtorët…?!!
Shkruan : Muhamet Nika,
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj , para do ditëve , përgatiti një raport ku thuhej se në Ulqin u shënua 25 Vjetori i Forumit Demokratik që cilësohet si lëvizja e parë pluraliste e shqiptarëve në Mal të Zi. Ky organ mbipartiak hartoi edhe vetë Memorandumin për Status Special të tyre , si kërkesë minimale politik, drejtuar qeverisë dhe ambasadave të huaja deri te vetë kryetari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara..
Ajo që të shqetësonte me këtë rast dhe që të binte në sy për të keq- po ta këqyrje madje ” edhe prej aeroplani..”, ishte pamja numerikisht tepër e vobektë e numrit te të pranishmëve dhe asimetria e përmasave të fotografisë që u rrinte mbi kokë pjesëmarrësve?!
Ndërsa mjerisht, kjo asimetri po duket do të përcjellë edhe shënimin e 25 Vetorit të LD në MZ. E gjithë kjo konstatohet mbi bazën e një letre të hapur të degëve ekzistente të LD-së, në raport me degët inekzistente, ku përsëri shihet që do të festohet veçmas dhe jo bashkë- nëse ishim bashkë…?!
Nga këndi i sodit duket e pa besueshme, por është rasti të kujtojmë që mbi bazën e këtij dokumentit , shqiptarët morën pjesë direkt në konferencën e paqes , për dallim nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që numerikisht janë më shumë e të mos flasim për shqiptarët e Maqedonisë që sot dalin më të avancuar në realizim të te drejtave të veta e nuk ishin pjesëmarrës në konferencë..?!!! THEM TË DREJTËN UNË KAM FILLUAR TË DYSHOJ- PO JU….?!!!
Më poshtë po sjellim emrat e atyre që nënshkruan memorandumin dhe për hir të korrektësisë është dashur të ishin të ftuar. Nga se ishin meritorë të çështjes- E ata ishin:
- Vasel Margilaj Tuz
- Gjergj Gjokaj “
- Mehmet Bardhi Ulqin
- Elez Nikeziqi “
- Mehmet Gjoni “
- Fuat Nimai “
- Mustaf Çapuni “
- Mr. Ismail Doda Kraj
- Mr. Nail Draga Ana e Malit
- Haxhi Shabani “
- Muhamet Nika “
- Haxhi Taipi “
- Sabri Halili “
- Basri Çapriqi “
- Emin Halili Ulqin
- Anton Berishaj Tuz
- Abdullah Kurti Ulqin
- Gjergj Gojçaj Tuz
- Riza Rexha Ulqin
- I pa deshifruar
- Mustafë Mustafaj Ana e Malit
- Taip Kurti “
- Zenel Doda “
- Sbri Teliqi “
- Beqir Mustafaj “
- Bajram Rexha Ulqin
- Sadri Kukaj Plavë
- Ahmet Gjonbalaj “
- Ali Doda “
- Esat Cafi Ulqin
- Nikë Palkola “
- Muharrem Ardolli Krajë
- Ali Gjeçbritaj “
- Ibrahim Berjashi “
- Shemso Hasanagaj Ulqin
- Shyqyri Kahari “
- Shaban Peraj “
- Ferit Kurti “
- Lulash Palushaj Tuz
Për çudi shkrimi hyrës- si titull i dokumentit të paraqitur, na duket të jetë i Mehmet Bardhit(LD nëMZ) dhe jo i atyre që festojnë si në fotografi. Krahaso atë- dorëshkrimin e nënshkrimit të Bardhit nën numrin rendor 3 të dokumentit…?!!!
Vazhdon: Ku u themelua ld-ja , Tuz apo Ulqin dhe kush e themeloi (faksimile..)?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„







