​Turqit të interesuar të investojnë në Kriporen e Ulqinit

September 7, 2015   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

ulcinjska solanaNjë kompani e madhe turke ka dërguar kërkesën për dorëzimin e dokumenteve të rëndësishme të cilët kanë të bëjnë me Kriporen si resurs dhe ndërmarrje ekonomike, mëson Portali Ul-info.

Turqit janë veçanërisht të interesuar që të vazhdohet procesi i prodhimit në këtë hapësirë.

Në Kripore tash tre vite nuk ka prodhim të kristaleve të kripës.

Këtë javë menaxhimin e kësaj hapësirë do ta marrë Ndërmarrja publike “Parqet nacionale të Malit të Zi”.