Mbeturinat rreth kalasë së Ulqinit pastrohen, aksioni vazhdon

September 9, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Pastrohen-mbeturinat-Kalaja-UlqinitMe iniciativën e Komunës së Ulqinit, organizohet aksion i përbashkët me qëllim pastrimin e vijës bregdetare të kësaj Komune.
Aksioni fillon me pastrimin e mbeturinave rreth Kalasë së Ulqinit, ku fatkeqësisht kishte të akumuluar një sasi të madhe të mbeturinave i cili aty u deponua vite me rradhë. Aksioni u koordinua me pjesëmarrjen e Komunës së Ulqinit, Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale të Komunës së Ulqinit, Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit, klubit të zhytësëve të Ulqinit “D Olcinium”, me pjesëtarë të Klubit të zhytësëve “Peja”, si dhe klubit të zhytësëve “Kosova”. Në aksion morën pjesë edhe qytetarë vullnetarë, gjegjësisht pronarët e anijeve “Suka” dhe “Teuta”.

Pastrohen-mbeturinat-Kalaja-Ulqinit-1
Aksioni vazhdon me heqjen e kontenierëve të bërrlogut, të cilët nga qytetarë të pandërgjegjshëm u hudhën në pjesën në mes të gadishullit Suka dhe plazhit të ish hotelit “Galeb”.
Aksioni i ndërmarrë paraqet shembull unik i bashkëpunimit në mes qytetarëve dhe institucioneve përkatëse drejt një qyteti më të organizuar dhe më të pastërt.

Pastrohen-mbeturinat-Kalaja-Ulqinit-2
Shpresojmë që kjo iniciativë të ndikojë edhe në rritjen e ndërgjegjes së qytetarëve tanë, ku çdo metër katror të qytetit do ta përjetojnë si pronë të vet.
Aksioni i pastrimit të bregut do vazhdojë, ku qëllimi përfundimtar do jetë bregu i pastërt, pa asnjë mbeturinë në te, gjë që pajtohemi, ky qytet e meriton, e meritojmë ne si qytetarë!

Me teper Foto: Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook