Nika: Ku u themelua Lidhja demokratike – Tuz apo Ulqin – vetëm pak histori nga vitet 1990 …?!!

September 9, 2015   | Opinione

LDMZShkruan : Muhamet Nika,

Pas konfliktit në pikëpamje të ndryshme për mundësinë e formimit të një subjekti nacional- po apo jo….?! Në mbledhjen e mbajtur , më 26 gusht 1990”, në sallën e KK Ulqin shihet se grupi i ithtarëve për formimin e një partie nacionale e braktis mbledhjen dhe shkoi në lokalitetin- Kodra të Ulqinit, në shtëpinë e Muho Kurtit-nga Sukubina Ulqin, ku më pas atje deklaruan që kishin formuar Lidhjen Demokratike Shqiptare..?!

Grupi i mbetur në sallë , për dallim prej të parëve, mendonte që ende nuk ish koha për një gjë të tillë( se ishte rrezik)?!! Dhe besonin se në fillim do duhej formuar një trup mbipartiak i cili do të bashkonte shqiptarët që veç ishin kyçur në parti qytetare malazeze. …?! Thjeshtë , ky trup , për të cilin mendonin ata, do të duhej të ishte- për nga kompetencat, ashtu siç është Këshilli Nacional aktual dhe vetëm kaq…?! Por edhe këtë gjë shteti i atëhershëm – sipas tyre , zor se do ta përpinte aq lehtë .?!!!Mu për këtë as nuk i parapëlqenin fort të përndjekurit politikë… , të cilët u vetë rreshtuan pastaj më tepër me inercion rreth grupit të Kuvendit të Kodrave…?!!

Vlen të përmendet se në sallën e komunës nga emrat e atyre që më vonë u bënë emra të përveçëm të politikës nacionale ishin : Bajram Rexha(kryetar i Udshë-së), Gjergj Gjokaj(deputet), Met Gjoni(deputet), Mustafë Çapuni(deputet) dhe Mehmet Zenka (deputet ).

Prej emrave të përveçëm të cilët nuk morën pjesë në 2 kuvendet e përmendura e të përçara , por pavarësisht nga kjo u bënë emra të përveçëm të politikës nacionale duke pasur ose sot kanë ndikim politikë , i ra të ishin : Memet Bardhi- LD në MZ, Ferhat Dinosha-Udsh, Muhamet Nika-LD, PPD, Osman Rexha-LD, PPD, Ali Doda- BDSH dhe mbase Nazif Cungu- UDSH, Forcë e Gëzim Hajdinaga -UDSH, për të cilët na është konfirmuar që nuk ishin prezentë në mbledhjet e cekura .Ose edhe më qartë grupi i mbetur në sallë , më vonë u grumbulluan dhe formuan UDSH-në( subjektin e dytë) nacional të radhës. Kurse kjo atyre iu imponua, pasi ata të Kuvendit të Kodrave, të LDSH-së, përmes Kuvendit Themelues të Lidhjes, që pasoi në Malësi , patën sukses të emërojnë Mehmet Bardhin në krye të LD në MZ-së. Grupi më këtë zgjedhje, po duket se pati sukses dhe “uzurpoi ..” LD në MZ-në, duke lënë pak ose aspak vend për grupin tjetër, që thonë se paskan formuar Forumin……?!! Por edhe Bardhi , në këto situata, mund ta ketë pasur ” me hile..”, sepse grupi i Kuvendit të Kodrave , për nga shkalla e përgatitjes arsimore , në raport me grupin që dëshironte një asociacion mbipartiak- Forumin, linte shumë për të dëshiruar …, dhe kështu i binte të mos kishte intelektualë rivalë ?!!!

Mirëpo edhe këta të Forumit…, përveç se kishin qitur zërin atëherë dhe sot…, nuk kemi dijeni të kenë bërë hapa ta   zyrtarizojnë atë me regjistrim në ministrinë përkatëse. Ky veprim gjithashtu , lë hapësirë për dyshim..?!!

 

Cilët ishin pjesë marrësit e Kuvendit të  Kodrave ?!

 

Emrat e pjesëmarrësve në Kuvendin Themelues të Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH-së), të mbajtur, më 26 . 8. 1990, në Ulqin në shtëpinë e Muho Kurtit , sipas pohimeve të disa pjesëmarrësve janë , si më poshtë:

 

Emri dhe Mbiemri         profesioni                                                                       Vendi

      

1.Haxhi Lajçi                           arsimtar                                                                             Rozhaj

2.Tahir GjonBalaj                     inxhinier                                                                            Vuthaj

  1. Lek Lulgjuraj                     teknik i bujqësisë                                                               Dinoshë

4.Ahmet Gjonbalaj                             student                                                               Vuthaj

5.Shaban Balidemaj                          student                                                               Martinaj        

6.Ismet Shaptafa                                 kamarier                                                            Kravar

7.Naser Tagan                                     student                                                               Zogaj

8.Riza Kraja                                       punëtor                                                             Rashtishë          

9.Zenel Doda                                     teknik i biologjisë                                                 Shas

10.Haxhi Sefa                                       jurist                                                               Ulqin              

11.Qame Kurti                                       amfise                                                             Ulqin    

  1. Qazim Kovaçi                                 inxhinier                                                         Draginë  

13.Ermira Kurti                                   nxënëse                                                           Sukubinë  

14.Sali Duraku                                   kuzhinier                                                         Katerkollë          

15.Servet Zaga                                   Kamarier                                                             Ulqin            

16.Ragip Shaptafi                               kontabilist                                                        Ulqin            

17.Naser Ceka                                   tekn. i med.                                                       Brajshë            

18.Muhamet Kurti                               punëtor                                                           Sukubinë                

  1. Ali Daci                                        arsimtar                                                            Dacaj

Proces-verbali-i-LDMZ

Nga ky dokument i Kuvendit të Kodrave, vërehet se për kryetar të Lidhjes u zgjodh Lekë Lulgjuraj e nënkryetarë: Tahir Gjonbalaj dhe Ragip Shaptafi sekretar ishte propozuar Nikollë Camaj, që sot e mohon formimin e Lidhjes në Ulqin- ku merret vesh që nuk ishte prezentë, por që postin e sekretarit e kish pranuar më vonë në Kuvendin Tehmelues(shih dokumentin)?!!!
Nga burime të sakta merret vesh , që në mbledhjen e dytë të radhës në Malësi- ditën e mbajtjes së Kuvendit Themelues të Ld-së, Mehmet Bardhi dhe Bajram Rexha, kishin udhëtuar me një automjet( ngase Bajrami nuk ishte shofer…) dhe se konfirmohet që e kishin bindur njëri tjetrin gjatë rrugës, që ata , nuk bënë kurrë se si të pranojnë postin e kryetarit të subjektit të ri politik nacional si ish- të përndjekur politikë..?!! Por shumë shpejt u vërtetua që këta te dy u vunë në krye të grupeve të hasmëruara dhe nga kuvendi i FORUMIT – më pas lindi Udsh , kurse nga kuvendi i KODRAVE….të LDSH-së , kishte lindur LD në MZ.
E më vonë nga trungu i LD-së, lindi PPD dhe PERSPEKTIVA…. E nga trungu i Udsh-së, lindi – Forca, Alternativa, Iniciativa ….. Kurse nga krahu fshatar i Udsh-së dhe PPD-së lindi Partia Demokratike e Gjekës, që paraqet një amalgam LD-UDSH ?!!
Si rezultat i këtyre përçarjeve, dy subjektet e para : LD- UDSH, pas 25 viteve dalin po thuajse të asgjësuara ….?!! Dhe në zgjedhjet e radhës do të zhduken plotësisht- kuptohet në se në ta nuk vë dorë për t’i shpëtuar shteti ose ndryshojnë kursin e organizimit politik për të mirë?!

Po çfarë thotë për këtë Historia më e Re e Popullit Shqiptarë-grup autorësh ?!

Në letrën e hapur të kryetarëve te të 3 degëve të Lidhjes Demokratike, dërguar Bardhit , të cilat nuk marrin pjesë në kremtim jubilar , cekin se ata do të festojnë në Malësi, aty ku edhe u themelua Lidhja dhe që këtë e dimë të gjithë ne?!
Mu për këtë po përmendim se punët rreth themelimit të Ld-së, nuk ishin të qarta që në publikimin e Historisë më të Re të Popullit Shqiptar…?! Në te shkruan bukur qartë , se LD në MZ, u formua në Ulqin?!! Personalisht unë nuk mund të besoj që ky lëshim të jetë i pa qëllimtë dhe se historianët e përmendur ta kenë bërë këtë pohim, pa e pyetur vetë kryetarin e subjektit- Mehmet Bardhin?! Nga ana e tjetër, njëri nga gazetarët e kohës- pjesëmarrës në Kuvendin Themelues të Lidhjes dhe pjesëmarrës në mbledhjen e dytë të saj , kujton që procesverbali nga mbledhja e themelimit, nuk ishte aprovuar dhe as shpërndarë ndonjë herë anëtarëve të kryesisë së LD-së. Por dhe as u pa më gjëkundi , e lëre më të publikohej…?! Kuptohet që me këtë konstatim të vetin, ai shpreh dyshim, se procesverbali i tillë , mund të jetë asgjësuar ose falsifikuar, ose mbase mbahet shumë sekret..?!!
Pyesim , për se nuk ftohen të gjithë ata që ishin prezentë në themelim të subjektit, mbi bazën e regjistrit të te pranishmëve ?! E kjo vlen edhe për ata që thanë ditë më parë se festuan 25 Vjetorin e Forumit Demokratik. E nëse këto 2 grupe i bashkonte regjistri i emrave të Memorandumit, që e bëmë pak më parë publik , atëherë të paktën, pjesëmarrësit e këtyre 2 regjistrave që publikuam ne – doemos është dashur të respektohen dhe të ftohen në këto 2 për vjetore ?!!! Thjeshtë , unë nuk di kush feston dhe me çfarë arsyeje e motivimi…, kur disa që kanë marrë ftesat.., jo që ishin votues të subjekteve nacionale , por që nuk janë as sot?! Bile duke qenë atëherë edhe sot- këmbë e krye kundër formimit të tyre, ose për arsye të ndryshme mund të jenë rreshtuar këtej .?!
Për sa u përket falsifikimeve të dëshmive në këtë rast, sipas neve , janë gjëra që mund të ndodhin edhe këto- sidomos me ne shqiptarët..?! Madje , për këtë , kemi edhe rastin e Dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë- të vitit 1912, ku për çudi konstatohet se ekzistojnë do emra të fshirë të delegatëve të Kuvendit të Vlorës…?! Fjala është për patriotët e kodeksit të ndaluar komunist – për ata delegatë që ishin me Ballin…?!!
Historia po duket vazhdon të përsëritet edhe sot në Ulqin kur shohim se festohet ndaras…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„