SnapChat e prezanton Malin e Zi me çifteli

September 10, 2015   | Kulturë / Kultura

SnapChat e prezanton Malin e Zi -cifteliRrjeti social SnapChat, për çdo javë poston nga një video nga vende të ndryshme të botës.

Këtë javë, shfrytëzuesit e Snapit kanë pasur rastin të shohin qytetin e Ulqinit në Malin e Zi.

Në videon e postuar, shihet Plazhi i Vogël, teksa në skaj të shëtitores është një burrë që i bie çiftelisë, transmeton Telegrafi.

Përmes imazhit grafik, në video tregohet për Podgoricën, që është kryeqyteti i shtetit.

Sipërfaqja, popullsia dhe gjuhët që fliten janë po ashtu pjesë e përshkrimit në rubrikën “One Week of Countries”. /Telegrafi/