Mali i Zi kthen mbrapa në Kosovë 23 tonë patate

September 12, 2015   | Rajoni / Region

Patate-KosovaDrejtoria Inspeksionit të Malit të Zi ka kthyer mbrapsht nga kufiri me Shqipërinë, 23 tonë patate me origjinë nga Kosova.

Mediat malazeze kanë raportuar se sipas inspektoratit të fitosanitarisë, inspektorët kanë gjetur se patatet përmbajnë “organizma të dëmshëm”, transmeton lajmi.net.

Fitosanitaria e Malit të Zi, sipas mediave atje, ditë më parë kishte kthyer mbrapsht edhe 32 tonë patate të Serbisë në të cilat janë gjetur insekte.

Zëri