Vërtetë kush e mbrojti dhe kush e humbi pronën e kinemasë verore ?!
Ky shkrim edhe pse ka mundësi që tu shërbejë grupeve dhe individëve brenda vetë partisë së Forcës , për qërim hesapesh në primat politik e biznes… , ai me gjithë atë nuk e ka këtë qëllim . Por thjeshtë bëhet për ata që janë të interesuar për ngritjen e një interpelance në kuvend duke gjetur shkaktarin e dëmit prej 1mlion eurosh pasi që pasuria e kinemasë iu kthye ish pronarëve…?!
Po përse bëhet shkrimi?!
Duke qenë që qarqe të ndryshme dhe për arsye të ndryshme , për seri çështjen e humbjes së pronësisë në kinemanë verore, nga shtëpia e kulturës, po mundohen ta lidhin me periudhën 2006-2008, kur unë pata nënshkruar një kontratë me qiramarrësin ( me pëlqim të këshillit drejtues),atë herë sot, i shtyrë nga rrethanat e reja të krijuara , pohojmë që në vitin 2012 gjykata kish sjellë një vendim i cili kinemanë verore i a kthente shtëpisë së kulturës prej qira marrësit, pasi kjo e fundit kish ngritur një padi ndaj tij dhe e kish fituar. Thjesht , thënë edhe më qartë, në vitin 2005 kinemaja u mbrojt e ndërsa për tu humbur, u humb në vitin 2015…?! Ndërsa e gjithë kjo , po duket ndodhi për arsye se ekspertët e gjyqit gjeometri dhe inxhinieri i ndërtimtarisë- kishin fshehur rrethanat në gjyq duke deklaruar se toka e marrë kurrë nuk i kishte shërbyer destinimit dhe se aty nuk ishte bërë kurrfarë investimi sipas qëllimit. Por me nxjerrjen e dëshmive nga Ne – gjykata e shkallës së lartë e hodhi poshtë vendimin për t’iu kthyer këtë ish-pronarëve.
Tjetër në vitin-2012- Gjykata për të realizuar vendimin e vet (lirimin e kinemasë verore)kish dërguar edhe ftesë ndaj shtëpisë së kulturës , për të asistuar në dorëzim pranimin e çelësave të objektit. Mirëpo shtëpia e kulturës , me sa jemi ne në njohuri ,nuk shkoi këtë ditë në gjykatë që të asistojë në marrje të çelësave nga qiramarrësi e kjo, sipas Ligjit për Qiradhënie , nënkupton që shtëpia e kulturës mendon në vazhdimin e kontratës, që edhe u bë në vitet në vazhdim.
Në këtë kohë- drejtori i shtëpisë së kulturës , i binte të ishte nga radhët e Forcës, mbrojtësi i pasurisë së komunës – po ashtu i Forcës, kuptohet bashkë me kryeadministratorin e komunës(që ishte edhe mbrojtës i palës- konflikt interesi ….), si dhe mbase vet kryetari i komunës. Pra shkurt të gjithë të një partie duke mos llogaritur këtu edhe vetë qiramarrësin e saj…?!!
Gjithashtu , ia vlen të veçohet se nga viti 2008 e deri në vitin 2012, ishin ndërruar edhe tre drejtorë të cilët duke respektuar nenin e aneks marrëveshjes, që përjashtonte mundësinë e vazhdimit të kontratës , nuk kishin nënshkruar më kontrata të reja me palën.
Prandaj , për ta lidhë humbjen e pronës me periudhën time edhe po të dëshirohet nuk mund të ketë kuptim , sepse kemi një vendim të plotfuqishëm gjykate( që i njeh pronësinë shtëpisë së kulturës, në vitin 2012) dhe një vakum prej 5 viteve për të mos thënë 10vite deri në vitin 2015 të humbjes së saj…?!!
Një situatë tjetër interesante- enigmatike mbetet fakti se kush e mbuloi me letra pune qiramarrësin- DISKOTEKËN FAMA, nga viti 2008- 2012 , nga komuna , pasi që administrata e kulturës e kish vënë në dijeni sekretariatin e komunës, që ajo e kish shkëputur kontratën e qiradhënies , si kusht dhe dëshmi të fitimit të lejes për punë të diskotekës Fama..?!
Dhe po, desh harruam , motivi i këtij shkrimi ishte edhe arsyeja që këtyre ditëve , kërkuam nga shtëpia e kulturës të na jepet në dispozicion skica me parcelat kadastrale të kinemasë të kthyera, për tu vërtetuar se cilat hapësira ishin lëndë kthimi, por ata thanë se nuk i dispononin?!
Andaj pyesim, athua se me këtë vendim gjykate , mund të jenë humbur vetëm hapësirat rreth kinemasë që u uzurpuan (privatizuan) dhe aktualisht shërbejnë për lokale private (kafiteri…) ?! Dhe dy – athua se ndokush me këtë interpelancë për mes ndonjë konkluze të kuvendit do të dëshironte të mbrojë biznesin e vet të dyshimtë ….., në emër të interesit të përgjithshëm ….,mbetet të shihet ..?!!
Thirrja e gjykatësit Pero LLukiq- për dorëzim të Kinemasë Verore që nuk u përfill..?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„







