Gjeka: Sezoni veror 2015 në Ulqin shumë i suksesshëm

September 18, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Fatmir-Gjeka-UlqinGjekë Gjonaj

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, në takimin e të premtes me gazetarë e vlerësoi shumë të suksesshëm. sezonin e sivjetshëm turistik Ai duke iu refereuar të dhënave të Organizatës turistike tha se numri i turistëve të evidentuar këtë vit është dy herë e gjysmë më i madh se ai i një viti më parë. Ai bëri me dije se aktualisht numri i mysafirëve të regjisturar ka arritur në 75 mijë. “Taksa e banimit sivjet krahasur me vjet shënon rritje prej 46 për qind. Nga ajo janë inkasuar 207 mijë euro. Rritje në krahasim me verën e kaluar prej 8.5 për qind në vjelje të tatimit në patudnshmërisë ka shënuar edhe Sekretariati për buxhet dhe financa. Po ashtu krahasuar me vitin paraprak eshtë rritur tatimi në shitblerjes të pronës, tatimi në kompenzimin e rregullimit të tokës ndërtimore, numri i lejeve për akomodim privat dhe numri i lejeve për ndërtim”, u shpreh Gjeka.

Njeriu i parë i Ulqinit u ndalë edhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe furnizmin me energji elektrike. Konstatoi se NP “Ujesjellës e kanalizime” ka arritur të organizojë një furnizim të rregulltë me ujë të gjithë qytetarëve të kësaj komunë, gjë e cila nuk mund të thuhet edhe për furnizimin me energji elektrike, e cila ka munguar shpesh në muajin korrik e gusht.

Spas Gjekës edhe Ndërmarrja për veprimtari komunale ka kontribuar në rrjedhën e sezonit të sivjetshëm turistik, sikurse edhe Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit. Gjeka lavdëroi punën e policisë së Ulqinit, sidomos policisë kufitare dhe të gjitha institucionet për përkushtimin e tyre. Ai me këtë rast falënderoi mysafirët që këtë verë e kanë vizituar Ulqinin, bashkëpunëtorët e tij, qytetarët e komunës së Ulqinit, pronarët e plazheve, agjensive turistike, restoranteve, dyqaneve tregtare dhe mediat, me të cilat, siç u shpreeh Gjeka, kemi pasur një bashkëpunim korrekt dhe cilësorë.

Në fund të deklarimit të tij para mediave kryetari Gjeka konkludoi se turizmi është dhe mbetet degë kryesore e ekonomisë së Ulqinit, dhe shtoi se që nga dita e sotme duhet filluar përgatitjet për verën e ardhshme turistike.