Si e humbi davanë në gjykatë Nazifi me pushtetarët lokalë?!

September 18, 2015   | Opinione

aparati-elektronik-orari-punesShkruan : Muhamet Nika,

Mësohet se Gjykata Kushtetuese e Mali të Zi hodhi poshtë me një vendim të vetin rregulloren e evidencës së prezencës në punë që aplikohej për zyrtarët lokalë të Komunës së Ulqinit nga ish-kryetari N. Cungu. Rregullorja e Cungut u shpall e pavlefshme në gazetën zyrtare të Malit të Zi , mbi bazën e një ankese të pushtetarëve lokalë andaj këtyre ditëve vërehet se automati elektronik nuk është më në funksion..?!

Por me sa duket puna nuk do të mbarojë me kaq… , mësohet se disa zyrtarë lokalë do të padisin Cungun , për dëmin që ai i shkaktoi buxhetit të komunës    me shpenzimin e mjeteve për blerjen e pajisjeve të tilla dhe që pritet të rezultojnë të jenë blerë edhe me çmim të mufatur- fryrë tregu. ..?!

Sipas ligjit prezenca në punë   i takonte të bëhej nga shefi përkatës i zyrtarëve lokalë.

KRYETARI GJEKA PËRMIRËSON RAPORTET ME ADMINISTRATËN E KOMUNËS  TË PRISHURA NGA CUNGU

Ky nuk është rasti i vetëm i ankesës së punëtorëve të administratë lokale , në të cilin zyrtarët lokalë ishin ankuar për cenim te të drejtave kushtetuese  të veta nga ana e kryetar Cungut. Më herët ata ishin ankuar në uljen e paligjshme të rrogave në masën afër 30 % . Ndërsa pohohet se kjo ulje në rrogë nga administrata e Cungut u bë për të siguruar të ardhurat edhe për 30 veta të punësuar nga partia e tij.

Kur punëtorët e komunës e  kishin fituar “davanë “ me gjykata , kryetari pasues F. Gjeka, në marrëveshje me të punësuarit u detyrua të bëjë rritjen sërish të rrogave..

Tjetër gjithashtu mësohet se disa nga të punësuarit e kishin paditur Cungun për cenimin e të drejtës kushtetuese të strehimit te të punësuarve në pushtetin vendor,gjë që gjithashtu është obligim ligjor. Cungu gjatë mandatit të vet iu pat shmangur nxjerrjes së   vendimit për ndërtim të banesave te të punësuarve në administratës lokale. Ky vendim gjithashtu u kandidua nga kryetari Gjeka si pikë e rendit të ditës së kuvendit . Përflitet se zvarritja e vendimit për ndërtim të banesave , bëhej qëllimisht prej tij , për të mos u bërë konkurrencë në treg disa biznesmenëve të kësaj partie që ata kishin nxjerrë banesa në shitje në tregun edhe ashtu të ngopur ulqinak. Kuptohet para se shitjen e tyre t’iu kish marrë banka….?!

AI QË TË MATET – DIKUR EDHE TË BJEN…?!

Në fund ata paralajmërojnë masa edhe më të rrepta, siç është ajo e mundësisë së ngritjes të një interpelance në kuvend me nënshkrime të qytetarëve. Mendohet rreth një super revizioni të 3 milion eurove të humbura në proceset e dyshimta gjyqësore, gjë  që varfëroi skajshmërish të ardhurat e tyre mujore. Sipas tyre edhe kjo ishte një shkelje e rëndë ligjore e të drejtës kushtetues sepse rrogat e të punësuarve kanë përparësi ndaj borxheve të komunës për të cilat ajo u detyrohet palëve ?!!

Dokument-Gjykata

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„