Ministria Arsimit e Kosovës i dhuron KKSH-së donacion Abetaren mbarëkombëtare

September 19, 2015   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Agim-Berdyna-Genci-NimanbeguKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka pranuar sot donacion Abetaren mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Donacionin kryetarit të KKSH-së, z. Genci Nimanbegu, ia ka dorëzuar në emër të MASHT-it, drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar pranë kësaj ministrie, z. Agim Bërdyna.

Kryetari Nimanbegu e ka falënderuar MASHT-in për dhuratën, për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, në mënyrë që tani e tutje secili fëmijë shqiptar të mësojë nga një abetare e vetme, e unifikuar.

KKSH-ja, në bashkëpunim me institucionet kompetente të arsimit në Mal të Zi, do të bëjë së shpejti shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

 

Faik Nika
SEKRETAR
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI – NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI – ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu p.n-b.b, Tel / fax  +382 30 411 302 , + 382 69 333 663
Web: www.knsh.me , E-mail: knsh@t-com.me