Nesër kuvendi i Ulqinit do të votojë pro ose kundër kredisë për ujësjellës dhe kanalizim

September 22, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

skupstina-ulcinjShkruan Muhamet Nika

Nesër Kuvendi i Komunës së Ulqinit   pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për dy pika tepër  të rëndësishme, siç është ajo e kredi marrjes për ujësjellës dhe kanalizim. Shuma e paraparë e kredisë sillet në vlerën prej 25 milionë eurosh kurse pikat kandidohen nga kryetari i Komunës Fatmir Gjeka.

Pasi mbledhja i bie të mbahet para fillimit të seancës vjeshtore,në kohën kur kuvendi ende vazhdon të jetë në pushim, i bie që kjo mbledhje të jetë e jashtëzakonshme

Fjala është për çuarjen e kredisë te Banka Evropiane për Investime( 5 milionë euro) , rreth projektit të  rrjetit të kanalizimit në Komunë dhe pika dy është për çuarjen e një kredie te KFW Banka – për realizimin e projektit të furnizimit me ujë të bregdetit dhe bartjes së ujërave të zeza të regjionit të bregdetit.

Mjetet për vjeljen e këtyre dy kredive “të buta”, janë siguruar nga bankat përkatëse dhe qeveria e Malit të Zi që është garant i tyre.

Po të vilej kjo kredi , i bie që këto investime ,në këtë lëmi të infrastrukturës , të jenë më të mëdhatë prej kohës së komunizmit e këndej.

Është rasti të cekim se humbjet në sistemin e ujësjellësit komunal të komunës moti dihet se janë tepër të mëdha dhe se nga 100 litra në sekondë, aq sa nisen nga puset në Bunë,  në Ulqin llogaritet të arrijnë diku rreth 40 litra në sekondë.

Një e metë tjetër e këtij sistemi të ujësjellësit është fakti i funksionimit të vet pa basene të akumulimit të ujit në pikat e larta dhe krijon problem të vazhdueshëm sidomos gjatë stinës së verës kur ka rënie të shpeshta të rrjetit elektrik si shkak i mbingarkesave .

Bëjmë të ditur se çështja e dëmtimit në rrjet nuk është diçka e re dhe se që në kohën kur Udsh erdhi në pushtet kryetari i atëhershëm i komunës z. Fuad Nimani i pat propozuar kuvendit marrjen e një kredie të ngjashme për ndërtim të baseneve, por kuvendi i asaj përbërje nuk edha pëlqimin në te . Mbase pëlqimi nuk u dha sepse me ujësjellës atëherë drejtonte LD – si partnere e koalicionit- Hajro Hajdari.

Me gjithë atë shpresojmë që posti i komunales të mos jetë serish mollë sherri me të cilën drejton Gjeka, për mes Feim Avdiut,  e jo Forca, në mënyrë që kësaj radhe të mos e ketë ( kemi )fatin e Nimanit   duke vuajtur edhe për një çerek shekulli mungesën e ujit….?!