Kuvendi Ulqinit voton pro kredisë prej 25 milionë eurove

September 23, 2015   | Opinione

Kuvendi-UlqinitShkruan Muhamet Nika

ULQINI VOTOI PRO KREDISË PREJ 25 MILIONË EUROVE

Edhe pse Kuvendi i Ulqinit sot pati sukses të miratojë vetëm vendimin e kredi marrjes për ujësjellës te Banka Evropiane për investime në shumën prej 5 milionë eurove u pa që u arrit pajtimi për marrjen edhe të 20 milionë eurove kredi për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit nga Bratica e deri në Plazh të Madhe që gjithë se si përbën një arritje të madhe për momentin.

M këtë akt komuna e Ulqinit hyri në obligime të mëdha financiare po dhe zhvillimore për 50 vjet e ardhshme të cilat do të reflektojnë në mënyrën evropiane të jetesës pasi hapet rrugë për investimeve që priten në Plazhin Madh . Investime këto të cilat për mungesë të ujit dhe kanalizimit mungonin.

Gjithashtu nga përfaqësuesit e ministrisë u tha se për vitin që vjen qeveria ka paraparë rreth 580 mijë euro, për rregullimin e Porto Milenës që për momentin cilësohet si bombë e vërtetë ekologjike.

Thjeshtë Komuna e Ulqinit me këto vendime po u bashkohet komunave tjera të Malit të Zi, të cilat brenda këtij 4 vjeçari nga KFI Banka dhe Banka Evropiane për Investime do të vjelin shumën në total prej 270 milionë eurove.

Kujtojmë opinionin që komuna e Ulqinit për arsye subjektive ishte jashtë lojës së investimeve nga viti 2006 e këtej sepse nuk u kyç në shfrytëzim të këtyre mjeteve bashkë me komunat tjera nga se kishte një krizë permanente në vendim marrje të kuvendit.

Me gjithë atë ia vlen të thuhet se Koalicioni qeverisës-pozita, në kuvend nuk i kish 17 gishtat e saj sepse i mungonin 5 këshilltarë për të votuar.

Nuk dëshirojmë të paragjykojmë për mos prezencë të tyre, por nëse mund të kenë dashur të kushtëzojnë vendimin me votim kjo nuk u arrit. Vendimi u kalua me gishta të opozitës dhe me këtë i ra të thehej ngërçi politik. Për këtë nuk munguan edhe falënderimet e pozitës për përgjegjësinë e opozitës kur është në pyetje zhvillimi i Ulqinit.