Tragjedia në Meke: Asnjë haxhi nga Ulqini nuk është përfshirë në tragjedi

September 24, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Haxhillaret-nga-UlqiniNga Komuniteti Musliman i Malit të Zi konfirmojnë se në mesin e haxhinjëve të vdekur nuk ka shtetas të Malit të Zi, ndërsa të njëjtin konfirmim e ka dhënë edhe Mirsad Muçaj nga Bashkësia Islame e Ulqinit. Nga raportet e fundit te udheheqesve te haxhinjve nga Mali i Zi mesojme se te gjithe haxhinjte tanë te cilet jane duke kryer haxhin kete vit jane shendosh e mire, raporton portali islam-ul.com.

Ritualet ne Meke i  perfundojne sonte dhe diten e neserme do te udhetojne per ne qytetin e Medines.

Iu deshirojme adhurime te pranuara te Zoti dhe kthim me te shpejte ne vendlindje.

Mbi 700 pelegrinë të vdekur në Mekë

tragjedia-ne-mekë

Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmuje në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.

Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës. Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh. Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë. Rritet në 453 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë. Së paku 453 persona që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha në qytetin Mina, afër Mekës.

Zyrtarët arabë kanë bërë të ditur se 719 persona janë të lënduar në incidentin që ndodhi derisa pelegrinët po hidhnin gurë në shtyllën që përfaqëson djallin. Rritet numri i viktimave në Haxh në 320. Shkon në 320 vetë numri i të vrarëve në Mekë, ndërsa 450 tjerë janë të plagosur njoftojnë mediat e Arabisë Saudite, transmeton Bota Sot. Kjo mund të jetë ndër tragjeditë më të rënda të haxhit, prej dhjetë vitesh. Tragjedia ka ndodhur në vendin, Mina, ku besimtarët simbolikisht duhet të gjuajnë djallin.

Shkon në 220 numri i të vdekurve në Mekë

YouTube Preview Image

(E plotesuar) Festa e madhe e Kurban Bajramit për muslimanët ka kaluar keq në vendin më të shenjtë të tyre. 450 tjerë paraqiten të plagosur. Numri mund të jetë edhe më i madh. Vdekjen ka ardhë nga paniku i masave.

Gjatë vitit 2006 numri i të vrarëve në haxh shkoi në 350 pelegrinë.

Mbi 150 haxhinjë humbin jetën në Mekë, 400 të lënduar

Rreth 100 pelegrinë kanë ndërruar jetën dhe 360 tjerë raportohen të plagosur në qytetin e shenjtë të Mekës, raporton agjensia e lajmeve Reuters, transmeton Bota Sot. Tragjeditë kanë ndodhur për shkak të turmës së madhe dhe nuk bëhet fjalë për sulme terroriste. Vendi më problematik gjatë haxhit është te Tempulli i Djallit, ku haxhillerët duhet të gjuajnë atë me guralecë, ashtu siç bëri gruaja e pejgamberit Ibrahim, Haxherja.

Haxhi është shtylla e pestë e Islamit, ku çdo musliman obligohet ta kryejë një herë në jetë nëse ka kushte të mira materiale./ Bota Sot