Gjeka apelon: Mos e shndërroni Ulqinin në kaos, ndaloni uzurpimit të tokës shtetërore

September 28, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Fatmir-Gjeka-UlqinKomuna e Ulqinit është e vendosur në qëllimin që të ndalojë uzurpimin e tokës shtetërore në territor të vet, deklaroi kryetari i komunës Fatmir Gjeka, raporton portali Ul.info.

Ai tha se administrata lokale  ka nisur me masa konkrete në këtë drejtim.

“Ky aksion shkon nga Krruçi, Krytha, Bratica, nëpër Gjerana e Shtoj e deri në Pinjesh dhe të gjithë pjesët tjera të komunës”, tha Gjeka duke theksuar se shumë qytetar, por edhe persona jorezident, kanë uzurpuar tokën shtetërore.

Sipas fjalëve të tija, të gjithë këto rastet janë proceduar tek organet kompetente.

“Askujt nuk do ti lejojmë që të uzurpojë asnjë metër katror pronë komunale”, shtoi kryetari i Komunës së Ulqinit.