Armin Kashoxha me razultat të kënaqshëm në Body Building – Video

September 29, 2015   | Lajmet / Vijesti

ARMIN-KASHOXHA-BODY BUILDING-ULQINShkruan Muhamet Nika

Para disa ditëve në Prishtinë, në kuadër të garave mbarëkombëtare në BODY BUILDING, mori pjesë edhe i riu nga Ulqini Armin Kashoxha, për ndryshe   i njohur si i riu me trupin më të mirë në gjithë qytetin .

Ai si i tillë në këtë eveniment, shënoi rezultat të kënaqshëm duke hyrë në grupin e 6 garuesve më të mirë nga 40 garuesit e tjerë të trojeve shqiptare.

Duke e ditur që ky sport në Ulqin nuk është shumë i përhapur , atëherë ky rezultat është inkurajues për qytetin e Ulqinit i cili si duket mund të nxjerrë talent edhe të kësaj lëmë , por për këtë kuptohet se nevojitet një përkrahje edhe më e madhe institucionale e komunës.

ARMIN-KASHOXHA-BODY BUILDING-ULQIN-1

I riu entuziast Armin Kashoxha , me këtë rast falënderon të gjithë ata të cilët iu gjinden pranë e sidomos komunën e Ulqinit – kryetarin F. Gjekën   që mundësoi shkuarjen e Arminit dhe pjesëmarrjen e tij në këtë garë .

Nga sponsorët e ekonomisë ulqinake , që mundësuan aktivitetet e këtilla , Armini falënderoi : Restorant Pontee, Matrix gym., Organizatn Turistike të Ulqinit, Hair Salon- BEKI, Hotel Riva dhe Cungu   & company.

ARMIN-KASHOXHA-BODY BUILDING-ULQIN-2

Armini shpreson se me përkrahjen e sponsorëve që ai i falënderon do të jetë pjesëmarrës edhe në garat botërore në BODY BUILDING që priten të mbahen nga data 23 -4-5 në Tiranë.