Munib Abazi: Kurbani u shpernda me sukses – Video
Gjate diteve te Bajramit te kurbanit, “Bereqeti” i Mexhlisit te Bashkesise islame ne Ulqin organizoi grumbullimin dhe shperndarjen e mishit te kurbanit per familjet ne nevoje. Organizimin e udhehoqi zv/kryetari i Bereqetit Munib Abazi i cili spjegon se si kane vajtur punet.
z.Munib, si erdhet te ideja e grumbullimit te mishit te kurbanit dhe cfare nenkupton kjo?
M.Abazi: Secili besimtar i cili ben kurban, nevojitet te ndaje nje pjese te kurbanit per njerezit ne nevoje dhe erdha te ideja qe, pasi qe disa dite para Bajramit nuk kishim donatore per aktivitete humanitare, te kryejme sherbimin e shperndarjes se mishit te kurbanit per besimtaret tane. Nga njera ane njerezit bejne kurban dhe ndajne pjese nga kurbani i vet ndersa nga ana tjeter ne kemi mjaft pervoje me ndarjen e ndihmave dhe kemi te gatshme listat e familjeve ne nevoje keshtu qe e pame te arsyeshme nje organizim te tille. Qytetaret tane na nderuan sepse na besuan neve shperndarjen e mishit te kurbanit dhe kjo tregon edhe me teper se Bereqeti ben pune serioze dhe transparente dhe se e pret nje e ardhme e mire ne te mire te komunitetit dhe keshtu kemi caktuar tri pika grumbullimi te mishit per shperndarje.
Ka pasur aktivitete tjera?
Ne nderkohe gjate bajramit kane mberritur edhe donacione te reja nga Fondi “Zekat” i Meshihatit te Bashkesise islame dhe organizata turke me seli ne gjermani “Hasene” te paketuara dhe gati per shperndarje.
Poashtu donacione tjera jane realizuar ne Eko farmen e z. Naser Gjeloshit ne Kravar ku jane therur 12 bageti te trasha nga te cilat shtate jane dhuruar nga “Hidaye vakfi” ndersa Meshihati i Bashkesise islame ne Mal te Zi ka dhuruar tri bageti te trasha dhe 29 desh. Poashtu shoqata “Europe Aid Foundation” ne bashkepunim me shoqaten “ALSAR” nga Tirana ka dhuruar dy bageti te trasha me intervenimin dhe nen mbikqyrjen e teologut Enis ef. Hoxha.
Cfare keni mbledhur sasktesisht dhe si e keni ndare?
Nga besimtaret ne tri pika ne Ulqin kemi mbledhur 650 kg mish kurbani nga kurbanet familjare ndersa nga Eko farma kemi marre persiper ndarjen e 450 kg mish per Ulqin dhe fshatrat perreth: Kollomze, Pistull dhe Zogaj, ndersa pjesen tjeter me rreth 1500 kg e ka kryer Naser Gjeloshi dhe Isa Aloshi te cilet poashtu jane aktiviste te bereqetit.
Po te flasim ne shifra ne kemi shpernda 148 kesa mish nga besimtaret tane dhe nga Eko Farma, 116 kesa nga shoqata Hasene, 50 pako nga fondi Zekat ndersa ne Ane te Malit jane shpernda poashtu 140 kesa me mish kurbani te mbetura nga mishi ne Eko Farmen ne Kravar.
Mishin e kurbanit te shoqates Europe Aid Foundation ne mase te madhe e ka kryer vete Enis ef. Hoxha ne bashkepunim me imamet e vendit.
Ne fund, deshiroj te falenderoj perzemersisht te gjithe qytetaret tane te cilet na besuan shperndarjen e mishit te kurbanit dhe keshtu te gjithe kemi kontribuar ne gezimin e familjeve ne nevoje me rastin e festes se madherueshme te Bajramit te Kurbanit. Poashtu falenderoj shoqatat humanitare dhe i ftoj qe edhe vendin tone ta bejne pjese te projekteve te tyre bamirese.
Intervistoi: M.Sh.
Islam-ul.com






