Pejoviq – Gjosha: Të marrim përvojat më të mira për negociatat me BE-në

October 6, 2015   | Rajoni / Region

-Klajda-Gjosha-pret-Kryenegociatorin-e-Malit-të-Zi-me-Bashkimin-Europian-z.-Aleksandër-Pejoviq-Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandër Pejoviq.

Shkëmbimi i eksperiencës për strukturën e udhëheqjes së negociatave me Bashkimin Europian, ishte në fokus të këtij takimi.

Shteti fqinj ka kaluar përpara Shqipërisë në këtë proces dhe Pejoviq, me ftesë së ministres Gjosha dhe projektit SMEI III, zhvilloi një trajnim me gjithë stafin e ministrisë së Integrimit Europian, si dhe Drejtoritë e Integrimit në ministritë e linjës.

Pejoviq solli eksperiencën e Malit të Zi me negociatat, duke theksuar se aspirata e anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon përgatitjen ne kohë të kapaciteteve, duke ndërtuar ekspertizën përmes avancimit të njohurive për procesin.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, nënvizoi gjatë takimit se për Shqipërinë, shkëmbimi i eksperiencave për fazën e ardhshme të procesit të integrimit është tepër i dobishëm.

“Në këtë mënyrë ne i japim mundësinë ekspertëve tanë, drejtuesve të Drejtorive të Integrimit, gjithë institucioneve publike, të marrin më të mirën nga këto përvoja, për të bërë më të mirën në vijim”, tha ministrja Gjosha.

ATSH