Krivokapiq: Duhet respektuar statusin dhe të drejtat e popullit shqiptarë ne Mal të Zi

October 9, 2015   | Politika

Ranko KrivokapiqParlamenti i Malit të Zi në mbledhjen e dytë të seancës së rregullt të vjeshtës , me 14 tetor  do të shqyrtojnë disa ligje me miratimin e të cilëve duhet të krijohen parakushtet për formimin e Komunës Malësia – Tuzi. Lidhur me statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit, janë propozuar ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi , Kryeqytetit , administratës lokale dhe financimin të administratës lokale. Për këtë temë kanë biseduar dje udhëheqësit e Partisë social demokratike dhe përfaqësuesit e Partive shqiptare.

Kryetari i Partisë social demokratike Ranko  Krivokapiq ka theksuar se shteti nuk ka respektuar në tërësi pozitën , statusin dhe të drejtat e popullit shqiptarë i cili ka dhënë kontribut të madh  në ndërtimin e Malit të Zi shumë etnik dhe shumë konfesional , për rivendosjen e pavarësisë dhe për perspektiven evropiane dhe euro atlantike të tij. Siç theksohet ,përfaqësuesit e PSD dhe të Partive shqiptare  kanë shkëmbyer qëndrimet për zgjidhjet konkrete  nga propozim ligji dhe kanë vlerësuar se ekziston pajtimi bazë  rreth përmbajtjeve të tyre dhe amendamenteve që do të paraqiten dhe që kanë për qellim korrigjimet e ligjit. Në rend të ditës të mbledhjes është paraparë edhe debati mbi ligjin për energjetikën , mbrojtjen shëndetësore, dhe sigurimin shëndetësor, përkufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani etj.

TVCG