Nxënësave filloristë në Ulqin u cenohen të drejtat kushtetuese në shkollim…?!!

October 9, 2015   | Opinione

school-bus-Shkruan Muhamet Nika

Ç’ është diskriminimi dhe auto diskriminimi ?!

Pasi që i urrej ata të cilët gjërat dhe konceptet e tyre zakonisht i përdorin pa e ditur domethënien e fjalëve , për të qenë sa më real se ç’ është diskriminimi ? U kujtova të shikoj trajtimin sipas   nocionit sociologjik. Dhe kështu në sociologji, me diskriminimin  nënkuptohej zhvlerësimi i një grupi të huaj, e në veçanti të një minoriteti shoqëror brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë.

Nga kjo del që trajtimi jo i barabartë për shembull i qytetarëve të Ulqinit( si udhëtarë) nga pushteti lokal në krahasim me ata të Tivarit që garanton ligji dhe kushtetuta nuk është i njëjtë. Në Tivar dhe qytete tjera brenda qytetit shkohet dhe vihet në punë me urban – autobus, kurse në Ulqin jo?! E kjo vlen edhe për nxënës filloristë, ku shkollimi fillor garantohet me ligji , kurse nxënësit e Ulqinit- të Anës së Malit janë të diskriminuar sepse shteti nuk e bënë këtë- në fakt komuna …?!

Auto diskriminimi në këtë situatë është si puna e autogolit në futboll- pra ishim ne vetë at të cilët diskriminojmë vetë- vetën. Pasi kemi përshtypjen se edhe kjo punë është kah bëhet sipas asaj “ futja deri sa mos të çohet pluhur” – vendosëm që edhe ne ta bëjmë edhe këtë shkrim.

Çfarë thotë ligji dhe kushtetuta

Me kushtetutë dhe ligj shteti i Malit të Zi, thuhet se përveç tjerave qytetarëve të vet u garanton shkollimin fillor duke filluar që nga e drejta e tyre në transportin publik  si dhe shumë e shumë të drejta tjera që burojnë nga kushtetuta. Më poshtë në vazhdime do të flasim për cenim e gjithë   këtyre të drejtave nga pushteti vendor në mënyrë të vazhdueshme e për të cilat të gjithë heshtim , çka paraqet edhe absurdin më të madh e të pa shpjeguar . Për habi edhe përpjekjet e kryetarit aktual të komunës për të zgjidhur apo zbutur çështjen po duket se kanë hasur në vesh të shurdhër të partnerëve të koalicioni qeverisës. Arsyeja mund të merret me mend…?!

Kurse më tej duhet të shtohet se për sa i përket të drejtës në udhëtim të nxënësve, me Ligjin për Qeverisjen Lokale-    komunat janë të detyruara që qytetarëve të vet tu sigurojnë edhe transportin publik”, e më pas këtij të fundit , shteti është i obliguar t’i  bëjë refundimin e shpenzimit të udhëtimit për fëmijë. Dhe kështu, pas gjithë kësaj na del që në se një familje e Anës së Malit , zakonisht ka dy fëmijë atëherë i bie që për shpenzimet vjetore të udhëtimit të tyre *- pushteti vendor pa të drejtë kësaj familjeje t’i marrë një rrogë mesatare vjetore- sepse nuk ka krijuar rrethana ligjore me nxjerrje vendimesh për mbulim të shpenzimeve nga ministria përkatëse.

Më poshtë në vazhdime do të sjellim shembuj konkret të cenimit të së drejtës kushtetuese nga vitet 90 e këtej nga pushteti lokal, që mjerisht e bënë partitë nacionale.

Ulqini e vetmja komunë

Një gjë dihet për çështjen e transportit publik,nga i cili do të përfitonin edhe filloristët, ne jemi e vetmja komunë në Mal të Zi që nuk e kemi të rregulluar çështjen në drejtim të transportit publik …?!!Andaj edhe qeveria , me të drejtë thotë se nuk ka persona(kompani serioze dhe me tenderë), të autorizuar të cilëve do tu lëshonte paratë për kompensim të nxënësve në udhëtim për ata që udhëtojnë nga rrethet ose të atyre që udhëtojnë në shkollë brenda një treve ?!!!

LIDHJA DEMOKRATIKE I SHKËPUTI LIDHJET – FSHAT QYTET?!

Asgjësimi i politikës së linjave me autobusë që lidhnin fshatin me qytetin e bëri politika- pushteti lokal që në kohën e Lidhjes Demokratike- e cila PËR ÇUDI dominohej nga anamalasit(fshatarët) , duke filluar prej portierit që ishte fshatar deri te kryetari i komunës që po ashtu përsëri ishte fshatar. Kjo ndodhi në momentin kur po bëhej privatizimi i ndërmarrjes për transport të Ulqinit Jadran Prevozit.

Në këtë kohë asaj- JADRAN PREVOZIT – pa të drejtë, kryetari i atëhershëm i komunës i fali edhe 3 autobusë që qytetit të Ulqinit , ia kish falë qeveria italiane për të “ modernizuar” trafikun urban bashkë me lokacionin e ndërmarrjes ?!!Ose thjeshtë nuk dihet se ku përfunduan këto autobusë …?!!

Vazhdon…

A KEMI KAOS NË TRANSPORTIN PUBLIK NË ULQIN DHE PSE..?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„