Kallaç paralajmëron padi penale ndaj Fatmir Gjekës

October 11, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeka-UlqinNë bazë të thënieve të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka “se analizat e tyre të procesit tregojnë ekzistimin e korrupsionit të cilin Prokuroria duhet ta hetojë”, ku pastaj nuk jep asnjë dëshmi, theksoi se Fatmir Gjeka thëniet e veta do ti vërtetojë në vetit e të paditurit, sepse kundër tij do të ngritët padia penale tek prokurori përgjegjës për shkak të veprës penale lajmërim i rrejshëm”, theksoi në deklaratë për “Vijesti” avokati Nusho Kallaç nga zyra e avokatisë “Kalac” nga Rozhaji.

Gjeka të mërkurën ka thënë se administrata lokale në procesin e ri gjyqësor po ballafaqohet me aferen e cila ka elemente korruptive dhe e cila kërcënon që komunën e Ulqinit ta çojë drejtë falimentimit.

Gjykata e lartë në Podgoricë në fillim të shtatorit solli vendimin në dëm të Komunës i cili ka mundësi t’i kushtojë asaj rreth gjysmë milioni euro. Bëhet fjalë për rastin e kompanisë “Progres” nga Piroti, gjegjësisht për lëndën gjyqësore e cila daton para më shumë se tre dekadash.

Mbasi që kjo kompani serbe falimentoi kontestin e bleu avokati i saj i deriatëhershëm Nusho Kallaç për 70 mijë euro.

Burimi: Ul.info