Jozefina Topalli: Mali i Zi shumë shpejt ftesë për në NATO

October 13, 2015   | Rajoni / Region

Jozefina Topalli-NatoJozefina Topalli ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Natos, të mbajtur në Stavanger të Norvegjisë për vitin 2015. Këtë lajm e ka dhënë në rrjetin social facebook vetë deputetja Topalli, ku shprehet se:”Ky do ishte një lajm i mirë për rajonin tonë”.

“Sot delegacioni parlamentar shqiptar merr pjesë në Seancën Plenare të Asamblesë Parlamentare të Natos në Stavanger! Bota përballet me kërcenime të reja! Situata kudo është me komplekse!
Nato sot përballet me sfida strategjike të mëdha si :
Rritja e përhapja e terrorit, destabilizimi i shumë vendeve, kriza e Sirisë, kriza e refugjateve, paparashikueshmeria e sjelljes se Rusise etj! Seanca u hap me nje minut heshtje per humbjen e jetes se 100 te rinjve dhe 200 te plagosueve në Turqi nga akti terrorist i dy ditëve më parë!
Në seancë mori fjalen edhe Kryeministria e Norvegjise Ema Solberg, Presidenti i PA Michael Turner, si dhe do ketë një adresim nga Sekretari i Përgjithshem i Natos Jens Stoltenberg”- shkruan në statusin e saj ish-Kryeparlamentarja Topalli.

 

R.SH

Gazeta “Koha Jone”