Vendoset gurëthemeli për ndërtimin e shkollës në Sukubinë – Video

October 13, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

gurëthemeli i shkollës në Sukubinë-1Ministri i Arsimit Boshkoviq, Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i diasporës tonë në SHBA Cafo Boga, vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës në Sukubinë.

Ky është projekti i parë trilateral që do të realizohet falë Ministrisë, Komunës dhe diasporës. Vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro e punimet i janë besuar Artek&Ing- Invest nga Podgorica. Shkolla e re në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë do të ketë klasat modern të paisura me të gjitha mjetet e nevojshme si dhe sistemin e ngohjes dhe  ftohjes. Në vitin e ardheshëm shkollore nxënësit dhe mësimdhënësit do ta presin në objektin e ri.Me kete rast Kryetari Gjeka duke pershendetur te  pranishmit nder te tjera tha Ndihem jashtëzakonisht  i gëzuar që mund të ndajë me ju këtë kënaqësi të veçantë  të vendosjes së gurëthemelit të ndertimit të shkollës në Sukubinë.

Arsimi është përparësi e të gjitha përparësive e në fokusin e Komunës çdo herë ka qenë dhe do të jetë ndërtimi i objekteve dhe infrastrukturës moderne të arsimit.

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,

Ndërtimi i kësaj shkolle do të kushtojë  rreth 300 mijë euro e këto mjete do të sigurohen falë Ministrisë së Arsimit, diasporës tonë në SHBA dhe Komunës së Ulqinit. Si i tillë ky është projekti i parë trilateral i këtij lloji, andaj nga ky vend  më lejoni të përshëndesim përzemërsisht përfaqesuesin e diasporës dhe të gjithë  vëllezërit dhe motrat tona në diasporë të cilët u shprehën të gatshëm që të mbështesin ketë projekt kaq të rëndësishëm.

Me këtë gjest, ata edhe njëherë dëshmojnë përkushtimin e tyre, lidhjet me  vendlindjen dhe vendosmërinë që vendlindja nuk mund të harrohet. Shumë nga ta  kanë nisur hapat e parë në këtë shkollë dhe në shkollën amë e nga këto shkolla  kanë dalur emra të spikatur të fushave të ndryshme.

Ne mburremi me ta. Unë jam më se i bindur që çdo gjë do të realizohet në afatin e paraparë dhe këta vogëlushë dhe mësimdhënes do të kenë një objekt modern ashtu si e meritojnë e atyre u mbetet që të mësojnë sa më shumë në mënyrë që nëpërmes dijes të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Sa më shumë që do të mësoni, sa më të dijshëm që do të bëheni aq më e ndritur do të jetë e ardhmja juaj dhe e vendit.

Andaj, gëzuar fillimin e punimeve të shkollës dhe përherë u takofshim në kremte të këtij lloji.

Komuna Ulqinit

YouTube Preview Image