Ministri Bajrami priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit

October 15, 2015   | Lajmet / Vijesti

Fatmir-Gjeka-Arsim-BajramiMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Fatmir Gjeka, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit për komunitetin shqiptar që jeton në Mal të Zi, e sidomos në Komunën e Ulqinit, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për zhvillimet në arsimin kosovar dhe për planet dhe projektet për ngritjen e cilësisë.

Ministri Bajrami rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit që të ndihmojë në avancimin e standardeve të mësimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi në të gjitha nivelet. Ai tha se MAShT është e interesuar që të ndihmojë arsimimin e shqiptarëve të Malit të Zi qoftë përmes përmirësimit të kualitetit të teksteve shkollore, apo edhe çështje tjera të rëndësishme.

Kryetari Gjeka falënderoi për përkushtimin e MAShT-it për të ndihmuar arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ndërsa përmendi edhe shumë sfida dhe theksoi nevojën e ndihmës së vazhdueshme nga ana e MAShT.

Burimi: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë