Gjendet i vdekur shtetasi gjerman në parkingun e stacionit të autobusave në Ulqin
Shtetasi gjerman është gjendur dje i pajetë reth orës 14 në parkingun e stacionit të autobusave në Ulqin.
Nga verifikimet e policisë rezultoi se viktima ishte shtetasi gjerman Mike Volker 56 vjeç, njofton portali Vijesti Online.
Menjëherë pas zbulimit të rastit në vendngjarje erdhi makina e urgjencës e cila konstatoi vdekjen, kurse obduksioni do të tregojë edhe shkakun e vërtetë të saj.
Dyshohet se vdekja e tij të ketë qenë natyrale, pasi i nuk ka patur shenja dhune apo plagë. Gjithsesi grupi hetimor do të zbardhë shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen e tij.
Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare, të cilat thonë se veprimet e para proceduriale, shkaku i vdekjes është ataku kardiak, pasi gjermani Mike Volker u gjet i vdekur në makinën e vet “reno kangaro” (UL AR 705).