Nika: Krimi i organizuar dhe fjala e urtë : Një për mu një për ty……

November 5, 2015   | Opinione

SHKATRRIMI I HOTEL GALEBIT_ULQINKrimi i organizuae dhe fjala e urtë :

Një për mu një për ty – Një për ate për te ty

Shkruan: Muhamet Nika

Kur u shit Rivjera e Ulqinit- Galebi , nga drejtori i falimentimit Jakshiqi, të cilin shteti e pruri nga Podgorica?! Ai e kishte më se të njohur edhe gjendjen e borxheve të kësaj kompanie , pra edhe borxhin që kish për hapësirën e Hotel Galebit ndaj ish- ndërmarrjes Progres. Borxhi ishte i kohës komuniste .Kurse nga shitja e objekteve për të shlyer borxhet e ndryshme ai ndau shumën e duhur të te hollave. Kjo do të ishte gjendja fillestare thënë me disa fjali.

Gjendja e dytë – paratë e ndara për borxhet eventuale , si puna e këtij të Progresit, kur u ndanë , po duket nuk u ruajtën, por shkuan si “dividentë” për investime nga pronarët që blenë Galebin?! Këtu mendojmë në kompaninë Rrok Shped e cila borxhet do duhej t’i lante nga fitimi e jo nga shitja e kapaciteteve dhe kurrsesi borxhet t’ia adresojë komunës. Këto punë përmes avokatëve, dhe me lotimin(lobimin), e ndonjë politikani- si sekserë përfundojnë në gjykata duke e pësuar buxheti i komunës. Skema është krejt e qartë.

Emëruesi i kësaj  pune me një emër të përbashkët do të ishte –KRIM I ORGANIZUAR i cili funksionon me fjalët e titullit të shkrimit…?!! Dhe kështu sipas besimit popullorë me këto vargje në titull , shtojmë se thuhet që punojnë shejtanët… , kur natën dalin në udhëkryq dhe ndjellin fatin e atyre gjërave të vlefshme të cilat bartin njerëzit kur kalojnë pranë tyre , duke u shprehur : një për mu , një për ty….?

Pastaj çfarë ndodh?!

Kur kompania Progres lypi paratë e veta përmes avokatit të saj Nusho Kallaç nga Rozhaja, ajo në vend se të padisë “ Rrok Shpedin”që bleu dhe zotëron hapësirën përkatëse të Galebit, u kujtua të padisë komunën e Ulqinit dhe komuna – mbrojtësi i saj e pranoi padinë?!

Në ndërkohë si duket Nusho Kallaç mësohet se e blen si avokat firmën për 70 mijë euro dhe për 950 metra katrorë fiton me vendim të gjykatës supreme  nga komuna 500 mijë eura?!

Kujtojmë se Gjykata e Ulqinit e kish hedhur poshtë këtë padi të avokatit Kalaç si të pa bazë, por këtë e realizoi Gjykata Supreme, duke mos e kthyer lëndën për procedurë të përsëritur që do të duhej , por e realizon vet..?!!!

Të kujtojmë se Rrok Shpedit në analogji i ka takuar të paguaj edhe borxhin që para do kohëve , komuna i pagoi Stojanoviqit në shumën , prej mbi 400 mijë euro, në emër të tokës së marrë për ndërtim të hotelit, që po ashtu u pagua nga komuna. Thjeshtë Ish- hoteli Galeb edhe pse i Rrok Shpedit, brenda vitit i shpiku komunës së Ulqinit 1 milionë euro me sekserë e politikë ?!!!

Ku u gabua nga komuna- mbrojtësi i saj i kohës?!

Mbrojtësi i saj i kohës , fillimisht “ gaboi” , te ky proces, kur pranoi të mbrojë lëndën e cila i kalonte të 30 mijë eurot për të cilat është meritorë vetëm kuvendi që e emëron mbrojtësin.

Gabimi i dytë ish që e pranoi padinë në gjykatë të cilën nuk është dashur ta bëjë dhe me këtë “lëshim “ të vetin i hapi rrugë kësaj që ndodhi.

Fundi i këtyre punëve

Edhe pse është krijuar bindja se krimi i organizuar mbrohet nga shteti , që nuk e mohojmë të jetë edhe kështu , mirëpo kohët si duket ndryshojnë dhe sipas neve , jo çdo krim mbrohet nga shteti. Kjo kohë po duket ka filluar të marrë haraçin e vet dhe po i ofrohet fundit.

Duke qenë kjo veprimtari ,me natyrë djallëzore tashti një kohë të gjatë, ajo kriminelëve shohim tu ketë krijuar armiq të shumtë për të cilët as ata vetë nuk janë të vetëdijshëm se sa armiq kanë krijuar me krimin e vet….,dhe se aq më tepër nuk janë të vetëdijshëm se sa i urrejnë.

Situata komplikohet aq më tepër kur kemi një opinion i cili ka filluar e formohet pa pritmas përmes rrjeteve sociale që i ka në dispozicion çdo kush- sidomos brezi i ri ….. Andaj kjo do pëlcasë e me këtë do pëlcasë edhe politika që e prodhoi…?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„