H. Zeneli: Lamtumirë miku i im Fatbardh Smaja

November 8, 2015   | Opinione

Haxhi Zeneli

 

KUR VDEKJA NUK PYETE

 

Ne menjgjesin e një ditë nëntorit,kure çela faqën FB,para syve mu shfaqë fotografia e mikut tim,ku shkruhej:”Lamtumir Bardhi”.

Fatbardh Smaja

Lexova faqën disa here,nuk doja ti besoja syve të mi.Mendova se mos iështë fjala për ndonjë udhëtim tëndin për në ndonjë qytet tjetër,larg Shkodres.Lexova më tutje,dhe më në fund e kuptova,se ishte një lajm që nuk e dëshiruam,një lajm i dhimbëshëm dhe trishtues,së paku jo në moshën tënde 59 vjeçe,kishe më për të bërë,ike shumë shpejt,ishte një befasi.Befasi e cila na la në huti,sepse ju ikët për mos tu kthyar më! ikët përgjithëmon nga të dashurit,dhe miqët e tu,që të donin dhe adhuronin aqe shumë.Ike në kohën kurë Shkodra kishte nevojën tënde më së shumti.Ja që vdekja është e pamëshirshme,ajo nuk pyetë.Tregove se jeni i pa lodhur,deri në fund,duke lënë pjesën e një vepre të fundit të punës suaj në skenën e Teatrin”Migjeni”:’Kandili i Argjent’.Jo vetem kete veper, ke lënë edhe më të tjera,si aktor dhe regjisor,siç janë:”Fundi i një Gjakmarrjeje,Fejesa e Blertes,Ngjyra e moshes,Rendesia e nje njeriut te sinqert,Njeriu qe pa vdekjen me sy,I smuri per mend,Zeneli”etj.

Atëherë kurë ne u njohëm me Bardhin,ishin vitet e 90’ta.Bardhi se bashku me grupin muzikor nga Shkodra,në krye me të ndjerin Luan Borova,erdhët në SH.B.A.më sakët në New Jersey,në restoranin,që e frekuentuan mjaftë kegëtar dhe muzikant të njohur të atyre viteve:”Il Galeto”,ish në pronësi të vllezërve Brunçaj.

Nuk kishte shumë vite që Shqipëria kishte këputur telat më gjëmba.Dhe kudo që vinin këto artist,ne mezi që prisnim të njohtohemi me ta.Ishte një ëndërr e yne,që të njihemi me artistet dhe muzikantet nga Shkodra dhe mbarë Shqipëria.Sepse ne që kishim qen të privuar nga kjo ndijenjë,ishte diçka e pa imagjinuar.Ishte një ndijenjë vëllazëruese,sikur takohën vëllezërit dhe motrat e humburë.Shkodërlocën me shkodranet i kishim shumë afër dhe për zemër.Kishte shumë lidhje fisnore,kulturore në mes të këtyre dy qyteteve:Ulqin dhe Shkodër,që na kishin ndarë pa të drejtë,sikur ta ndash fëmiun prej nënës.Edhe pse na kishin ndarë për 50 vite,këto dy qytete asnjëhere nuk kishin harruar njëri tjetërin,siç thotë populli:”ishte buka e një brumi”.

Andaj kurë Bardhi me shokët tjerë arritët në mesin e bashkëatdhetarëve,që jetonin në diasporë,ata nuk ishin të pa njohur.Sepse në kohërat e ndarëjes,ne kishim mësuar shumë për artistët,nëpër mes të valëve të radios dhe televizorit.Ju ishit ata që na jepshi kurajo atyre vite të ndarjes,që të mbetemi me ç’do kusht shqiptar,dhe mos të harrojme kombin,gjuhen,kulturën por të ndihemi krenar për atë që ishim.Pikrisht ishte zeri i aktorëve të mdhenjë të Teatrit të Shkodres,që përcillnin mesazhet kombëtare përtej perdes së hekurt,të zërave të artistëve dhe këngëtarëve shkodran,që ngulitëshin në memorjët tona.Patjetër që aty dallohëj edhe zëri kumbimbues i aktorit Fatbardh Smaja.Një aktor dhe regjisor i mirënjohur,jo vetëm i qytetit të Shkodres,por në ç’do vend ku kanë jetuar shqiptaret.

Më kujtohët kur e pyesja Luan Boroven,për Bardhin:”Po Bardhi çfar bënë me ju në orkestër?,

-Luani përgjigjëj:”Po si jo,ai eshtë klarinetist,Bardhi ka mbaruar shkollën e muzikës per klarinet dhe i bie shumë mirë klarinetës”.Arsyeja ishte sepse ne Bardhin e njifëshim si aktor,ku pas pak u vertetova në atë që më kishte thën Luani,se kurë hyrëm në një nga studiot për të iinçizuar albimin tim me këngët shkodrane,në një nga sdudiot e Manhatanit,N.Y.,Bardhi me klarineten e ti,e zbukuroje inçizimin me gazelet shqiptare,që ishin të veçuara.

Bardhi ishte një talent i rrall,që do ti mungojë teatrit të Shkodres dhe artit shqiptar në përgjithësi.

Disa herë kur kaloja rrugëve të Shkodres,rastësisht takoja Bardhin në hotele,në rrugë apo në ndonjë skut kafe aty,së bashku me bashkëshorten e ti të buzëqeshur aktoren e mirënjohur Merita Smajen.Ishte kënaqësia ime që tē kaloja së paku edhe disa minuta me Bardhin.Tashti përsëri do të më kërkojë syri ftyrën tënde të buzqeshur me plot hare dhe entuziazëm,që ta shof në vendet ku isha mësuar të shifja,por kjo është jeta për të gjithë ne,me shpresë se takohemi përsëri në horizontet e parajsës të një jete tjetër shpirtërore.Lamtumirë miku i im,u prefshë në paqë.

 

New York,Nëntor 2015