Nika: Kush kujt i shërben – Dhe kush po i mshef letrat

November 9, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Fatmir-Gjeka-KonsezusNDODHIN EDHE KËTO PUNË

( kush kujt ia fsheh letrat..)?!

Sipas gazetës Vjesti, kryetari i komunës Fatmir Gjeka, kërkon mbështetjen e partnerëve të koalicionit për një kredi marrje prej 5 milionë eurosh, në emër të borxheve dhe të obligimeve tjera të cilën mendon se do ta fitojë nga partnerët. Kredia është aprovuar nga qveria, pasi është i nënshkruar plani i sanimit financiar në nivel të komunës dhe qeverisë. Nënshkrimi u bë që në kohën e Hajdinagës .

Ky plan parasheh që qeveria do të ndihmojë financiarisht komunat me probleme ekonomike e financiare të cilat e kanë nënshkruar planin e sanimit( meretimit) me qeveri. Shkurt kujtomë se me plan parashihej që deri në vitin 2018 komuna të mos marrë punëtorë të rinj, të zvogëlojë numërin e të punësuarve në 100 veta dhe nëse nuk e bënë këtë, atëherë racionalizimin do ta bëjë qeveria direkt …?!!

Paratë Gjeka mendon t’i marrë nga fondi egalizues që formon qeveria dhe komunës së Ulqinit , për çdo vit i takojnë disa qindra mija euro të rregullta  në vit .

Deri këtu puna okej dhe kryetari e ka në rregull. Mirëpo në bazë të një të dhëne e cila del nga pyetja e këshilltarit Boro Bashoviq dhe përgjigja që merr ai nga sekretari për buxhet (Forcë), del që PLANI…, nuk ekziston, sepse sekretari i financave, nuk e ka në sekretariatin e vet. A thua dikush nga partnerët, si duket , mos po ia fsheh letrat Gjekës …?!!!

pyetja e B. Bashoviqit- ku është plani
pyetja e B. Bashoviqit- ku është plani…?!

Më poshtë po sjellim shkrimin e gazetës Vjesti, pyetjen e këshilltarit Bashoviq dhe përgjigjen e Valdetit si sekretar.
përgjegja e V. Axhemoviqit- nuk kam plan
përgjegja e V. Axhemoviqit- nuk kam plan….?!