PDS e gatshme të bëhet pjesë e pushtetit në Ulqin
PDS do të bëhet pjesë e pushtetit lokal në Ulqin kah fundi i këtij muaji,kanë paralajmërua nga kjo parti
PDS do të bëhet pjesë e pushtetit lokal në Ulqin kah fundi i këtij muaji, ka vërtetuar kjo parti. Pushtetin e ri në Ulqin sipas t gjitha gjasave përveç PDS do ta përbëjnë edhe Forca dhe Unioni Demokratik i shqiptarëve, shkruan Pobjeda.
Kjo do të thotë se jashtë pushtetin në Ulqin do të mbesë aksioni i bashkuar reformistë , respektivisht këshilltari Dritan Abazoviq, dhe mbetet të shihet statusi i ardhshëm i kryetarit të deritashëm të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe koalicionit të tij.
Për ndryshe kryetari i Komunës së Ulqinit, sipas shkrimit të kësaj gazete , gjatë ditëve të kaluara ka zhvilluar kontakte me kretun e PDS në Podgoricë duke kërkuar që ai dhe koalicioni i tij po ashtu të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm lokal.
RTCG