Koalicioni më i mundshëm: Forca – UDSH – LDMZ

November 26, 2015   | Ngjarjet - Events

Koalicioni-Forca-UDSH-LDMZPërfaqësuesit e FORC-ës , UDSH, dhe të Lidhjes Demokratike për Malësinë kanë biseduar për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare , shkruan Portali Malësia.org. Në Ulqin dje janë takuar kryetari i Frocës ,Nazif Cungu, kryetari i UDSH, Mehmet Zenka dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj. Ata kanë biseduar  për platformën e përbashkët dhe për statusin ekonomik e politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Siç shkruan Portali në fjalë, ky takim është si përgjigje  ndaj takimit të organizuar në Ulqin  nga Fatmir Gjeka ,në të cilin kanë marr pjesë të gjithë liderët e partive shqiptare , me përjashtim të Cungut.

takim-i-subjekteve-shqiptare-forca-udsh-ldmz

Kumtesë për media

Sot Ulqin u mbajt një takim pune ku morën pjesë kryetari i Forcës Nazif Cungu, kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, dhe kryetari i LD në MZ dega e Malësisë Nikollë Camaj.

Në mes tjerash, temë e bisedës ishte edhe përpilimi i platformës së përbashkët mbi statusin politiko-ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Përfundim i përbashkët i këtij takimi është se për përpilimin e kësaj platforme nevojitet një konsenzus sa më i gjërë i përbërësve politik shqiptarë të cilët veprojnë në Mal të Zi.

Ky konkludim është konform dhe në frymën e takimit të parë të mabjtur në Ulqin, ku nuk ishin prezent të gjithë përbërësit e politikës shqiptare në Mal të Zi.

Po ashtu, mendimi i përbashkët është se në të ardhmen takimet duhet të koordinohen nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, si institucioni më i lartë mbipartiak në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/