Gjeka shkarkohet nga posti i kryetarit të komunës me 30 nëntor?

November 27, 2015   | Shtypi / Mediji

abazoviq-cungu-gjeka-bardhi-hollaj-Mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të diskutohet rreth votëbesimit për kryetarin aktual të komunës Fatmir Gjeka, do të mbahet me 30 nëntor, shkruan gazeta e Podgoricës, “Pobjeda”. Sipas të njëjtit burim mësohet se tashmë është siguruar shumica që do të votojnë pro shkarkimit të kryetarit të komunës, pasi për këtë të sigurt do të jenë votat e PDS dhe Forcës.

Pasi që Gjeka dhe me të edhe qeverisja aktuale lokale do humb shumicën, do të pasojnë bisedimet mbi rikompozimin e pushtetit lokal, pjesë e së cilës me siguri do të jetë  PDS, kurse nga qeverisja do të largohet URA e Dritan Abazoviq, shkruan “Pobjeda”. Sipas këtij skenari, PDS do të jetë në qeverisje me Forcën dhe UDSH-në. Ndërkohë sot këshilli komunal i Partisë Socialdemokratike të Ulqinit në takimin e sotëm me gazetarët shpalosi gjendjen kaotike të pushtetit vendor të Ulqinit dhe problemin e dedikimit të kripores.

RTCG