Klubi i karatesë “Rei” i dyti në rënditjen e përgjithshme “Kupa e Budvës”

November 28, 2015   | Sporti / Sport

Karate Club Rei Ulcinj-Ulqin-BudvaKlubi i karatesë “REI”me 21.11.2015 mori pjesë ne turneun e karatesë ,,Kupa e Çlirimit të Budvës 2015 ,,në cilen morën pjesë 19 klube mbi 250 garues.K.K.Rei u rëndit i dyti në rënditjen e pergjithshme.

Ky është një sukses i radhës duke marr parasysh se K.K,,Rei,,mori pjesë me garues të gjeneratave të reja.Garuesit e K.K,,Rei,,arritën të kurorzohen me 12 medalje të Arta,13 medalje të Argjendta dhe 1 medalje të Bronzit,ne diciplinat individuale dhe ekipore në kata dhe luftra.

Klubit të Karatesë ,,Rei,,i takoi dhe një Kup.Trajnerët përgëzojn garuesit për rezultatet e arritura.