Partia Demokratike: Mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit

November 28, 2015   | Lajmet / Vijesti

28_nentori_ulqinPartia Demokratike i ka derguar telegram urimi Presidentit te Republikes se Shqiperis, Kryeministrit dhe Kryetarit te Parlameentit me rastin e Dites se Pavaresise 28 Nentorit.

Ne telegramin e Kryetarit te Partise Demokratike z. Fatmir Gjeka per Presidentin e Republikes se Shqiperise Bujar Nishani thuhet:

Partia Demokratike
Kryetari Fatmir Gjeka
Ulqin

kryetari-gjeka-presidenti-nishani

 

 

 

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani

 

Telegram urimi

 

I nderuari President i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë, ju përgëzoj Ju, e përmes jush të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, si dhe gjithë diasporën shqiptare.

Sakrificat dhe vuajtjet e mëdha shekuj me radhë, më 28 Nëntor 1912 u kurorëzuan me Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, pas 103 vitesh i kujtojmë, nderojmë e rrespektojmë të gjithë ata që kontribuan për pavarësinë e vendit të shqipeve. Kujtojmë, nderojmë e rrespektojmë djersën, gjakun dhe mendjet e ndritura të atdhetarëve që sollën Pavarësinë.

Sot, shqiptarët janë më afër Europës së bashkuar, por më e rëndësishme, ne jemi më afër njëri – tjetrit, jemi më të bashkuar.

Të bashkuar duhet të jemi gjithmonë. Të bashkuar do të jemi gjithmonë.
Gëzuar.

 

 

 

 

Ulqin, më 27 Nëntor 2015                                                       Kryetari i Partisë Demokratike
                                                                                                               Fatmir Gjeka