Faleminderi i Shoqëris Kulturore Artistike “Ana e Malit” organizatorëve te Festivalit të Njujorkut

November 29, 2015   | Kulturë / Kultura

Urojmë 28 Nëntorin, ditën e FLAMURIT KUQ E ZI,të gjithë atyre vëllezër dhe motra ,që marrin frymë shqip,flasin,shkruajnë dhe lexojnë shqip,mendojnë dhe krijojnë shqip dhe veprojnë për ardhmërin tonë ,për unitet e jo përçarje.GËZUAR !

Shoqëria Kulturore Artistike -Ana e Malit

SHKA “Ana e Malit” ,nga data 06 deri 23 Nëntor vizitoi Njujorkun, në ftesë të Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” -Qendra Kulturore “Nëna Tereze” në Bronx, New York.
Falenderojmë kryetarin e kësaj Qendre z.Mark Shkrelin dhe organizatorin e Festivalit të këngës dhe valles Shqipe z.Ludvig Çotaj për ftesën e dërguar.
Shoqëria jonë, poashtu mori pjesë në “Sofrën e Shqipes” të organizuar nga TV BlueSky me pronar z.Gezim Brahushen dhe kompania Albi’s Partys me menaxher z.Naser Niken.
Shoqëria jonë, falenderon përzemërsisht të gjithë ato individ dhe organizata që mundësuan pjesmarrjen tonë në këto evenimente të rëndësishme kulturore.
Nga zemra i shprehim mirënjohje për mbështetjen dhe përkrahjen e treguar kryefamiljarëve dhe anëtarëve të familjeve që pritën me plot dashuri dhe respekt anëtarët tanë.Ëndrra e tyre për të vizituar SHBA u bë më e lehtë me përkrahjen dhe dashurinë e tyre vëllazërore, të treguar gjatë gjithë kohës së qendrimit në Njujork.
Lista e atyre që dhanë kontribut është shumë e gjatë.Duke pas frikë se mund të harrojmë pa përmendur ndonjërin , nuk do i numrojmë por me respekt ,përulje dhe mirënjohje iu drejtohemi duke iu thënë që të rinjtë e të rejat e kësaj Shoqërie, nuk do i harrojnë vlerat e tyre altruiste
Ne kishim nevojë për përkrahje sepse ekzistojmë dhe jemi realitet.Jemi njësoj si të tjerët.Posedojmë talentin dhe entuziazmin e duhur kurse përvoja do vijë me kohën.
Rinia e kësaj Shoqërie do i ruaj të pavyshkura kujtimet e bukura që dhuruan njerëzit e mirë,të drejtë dhe patriot.Atyre nuk iu interesojnë ato që i përbuzin sepse posedojnë energji pozitive dhe jetojnë në botën e vet .Atyre iu duhen të shijojnë ëndrra të bukura si gjithë të tjerët.Nuk kërkojnë të përsëritën të njëjtat.Janë gjithnjë në kërkim e sipër të një ëndrre edhe më të bukur…

 

Shoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit”Facebook