Kinezët financojnë 1.72 miliardë në ndërtimin e autostradës Mali i Zi-Shqipëri

November 30, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Autostrada-Mali-Zi-ShqiperiKompania kineze e ndërtimit “China Pacific Construction Group”, do të ndërtojë autostradën midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, pjesë e “Korridorit të Kaltër” të Ballkanit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, sipas të cilës, ndërtimi i autostradës 280 km të gjatë, do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018.

Duke cituar, Yan Jiehe, Presidentin e kompanisë kineze “China Pacific Construction Group” (një nga kompanitë me të ardhurat më të mëdha për momentin në Kinë), “Reuters” ka njoftuar se, kompania planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, i cili kap vlerën 1.72 miliardë lekë.

Një pjese e financimit të projektit do të bëhet sipas ligjit të partneritetit publik privat, ku tarifat e rrugës që do të paguajnë kalimtarët pas përfundimit, do të shkojnë si pjesë e fitimit të kompanisë.

Sa i përket pjesës tjetër të financimit, kjo nuk është finalizuar ende, ka deklaruar presidenti i saj, Yan Jiehe.

/Reuters/
YouTube Preview Image