Otranti nga Ulqini fitoi Kupën ‘Pavarësia’

November 30, 2015   | Sporti / Sport

OTRANT-ULQIN-ULCINJSkuadra nga Ulqini ka fituar turneun ‘Pavarësia’ të mbajtur në Durrës, në të cilin morën pjesë katër skuadra shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare.

Pjesë e turneut ishte edhe kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, Feronikeli.
Ata u eliminuan në gjysmëfinale, duke pësuar humbje nga Partizani B me rezultat 1:0. Otranti në gjysmëfinale fitoi ndaj Shkëndijës, kurse në finale mundi 3:0 Partizanin B.
Pas turneut, lojtari më i mirë u shpall Mehmet Ivanoviq i Otrantit, kurse Shkëndija, skuadra më Fair Play.

Bota Sot

FK OTRANT-ULQIN-ULCINJ