Sondazhi “Damar”: Abazoviq një ndër politikanët më të shquar në Mal të Zi

December 1, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika
Nënkryetari i URA-së Dritan Abazoviq gjendet në vendin e gjashtë të personaliteteve më të njohur publike në Mal të Zi, ka treguar sondazhi i fundit i agjencisë Damar, ndërsa transmeton “Pobjeda”,transmeton portali Ul.info.
Dritan-Abazoviq-1
Sipas rënditjes pesë të parët në këtë listë janë kryetari i shtetit Filip Vujanoviq, kryeministri Millo Gjukanoviq, pastaj vijnë liderët opozitar të Demokratëve, DEMOS-it dhe URA-ës Aleksa Beçiq, Miodrag Llekiq dhe Zharko Rakçeviq.

Mbas Abazoviqit janë zëvendëskryeministri Dushko Markoviq, ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq, kryetari i Kuvendit dhe lideri i PSD-së Ranko Krivokapiq…

Sondazhi është bërë në periudhën prej 30 tetorit deri më 7 nëntor në 16 komuna duke përfshirë edhe Ulqinin.

Agjencia Damar e bëri sondazhin nga mesi i nëntorit kur intervistuan 1015 persona.