Nika: Ulqini është vend i metamorfozave të çuditshme politike

December 3, 2015   | Opinione

Gjeka-CunguMuhamet Nika

MUSHKA NUK POLLI AS KËSAJ TË HËNE..?!!

E kemi thënë ne, se mushka edhe” po krisi pushka NË TË HËNË…”nuk pjell se nuk pjell…, po qoftë ajo edhe e hënë e nëntorit   që shkoi… ( kur kuvendi i përfolur pritej të shkarkonte Gjekën), sipas Forcës dhe DPS-së- loros, apo kjo e hënë ( 30 nëntor kur ai pritej të shkarkohej   përsëri sipas Pobjedës).

Si duket e gjithë kjo punë e DPS-it, me partitë shqiptare, të kujton atë burrin me dy gra “që as si do…, e as si da…”?!

Po ku është problemi do thoni ju…?!

Mendojmë që DPS, si parti në pushtet dhe mjaft e mprehtë dhe “ dinake ..”, është e ngopur më me sherret dhe hilet e partive shqiptare e sidomos të Nazifit… dhe e din që ata , apo ai, përsëri mund të taktizojnë me te po të mbeste opozitë si dikur me Medojeviqin në zgjedhje presidenciale.

Dhe kështu , pasi të ulej Loroja në karrige , nja disa muaj, ai do të rrezikohej nga një shumicë e re parlamentare të shqiptarëve të mbetur jashtë me serbo malazezët të cilët do t’i ofronin shërbime Nazifit edhe pa ia kërkuar ky. Mbase edhe huqi i Nazifit me partitë që do mbesin në opozitë do të ishte brenda ditës kalimtar …?!! ANDAJ AI- DPS, ËSHTË JETËSISHT I INTERESUAR T’I BËJË TË GJITHË BASHKË EDHE PSE JANË SI “BRINAT NË THES”?!! Kuptohet për të evituar rrezikun e një koalicioni tjetër jo principial kundër tij. Mu për këtë edhe nuk ndodhi shkarkimi i Gjekës…?!

Thjeshtë DPS, e ndjen që FORCA haptas e Bardhi , tinëz bashkë me UDSH-në “ patriotike”dhe me pjesën tjetër të kallabullekut – Abazoviq, Elezagiq, Roloviq e Cetkoviq , do të formonin bllok të mjaftueshëm me 17 gishta, pas disa kohëve kundër pushtetit të Loros së DPS-it.

Kjo që po themi ,nuk është një art i të pa mundshmes , por i të mundshmes tepë reale .

Ulqini është vend i metamorfozave të çuditshme politike , kur janë në pyetje interesat personale dhe partiake. Këtu shkohet gjithkush me gjithë ke , e kjo po të ndodhte, do të hidhte shumë larg imazhin e DPS-së, përmes një tradhtie për të 3 herë në prag të zgjedhjeve parlamentare ..?!! Partitë shqiptare aktualisht janë shndërruar në një mjegull kosmike  e cila është kaotike dhe e paparashikueshme…?!

Në këto situata “ndarja e mejdani” – zgjedhjet e parakohshme me një shpenzim- me parlamentaret , do të ishte më e prekshme për DPS. Ajo edhe kështu do të duhej të jetë , me sa duket parti e parë në Ulqin…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„