Konsultimet mbi negociatat e PDS-it dhe Forcës

December 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Cungu-GvozdenovicRundi i parë i bisedimeve për formimin e pushtetit të ri lokal në Ulqin fillon sot. Siç mëson portali Ul-info, në Podgoricë do të takohen përfaqësuesit e PDS-së, të cilën e udhëheqë zëvendës kryetari Dushko Markoviq, dhe drejtuesit e Forcës së Re Demokratike të Nazif Cungut. Ditët e ardhshme me përfaqësuesit e PDS-së në të cilën janë edhe Branimir Gvozdenoviq dhe Loro Nrekiq do të flasin edhe funksionarët e Partisë demokratike të Fatmir Gjekes. Përndryshe, Kryetari i këshilli komunal të PDS të Ulqinit, Loro Nrekiq  ka zbuluar edhe detajet e bisedimeve që janë duke vijuar këto ditë në skenën politike të Ulqinit në kuadër të prekompozimit të qeverisjes lokale.

Ai tregon haptas se gjatë bisedimeve me partitë politike shqiptare në adresë të PDS të Ulqinit kanë mbërritur edhe ofertat e rreth prekompozimi të qeverisjes lokale. Në ndërkohe mediat njoftojnë edhe për takime të partive shqiptare për përpilimin e një platforme të përbashkët ku me sa mësohet pjesë e këtij takimi kanë qene edhe Gjeka e Cungu si përfaqësues të partive të tyre të cilët në ndërkohë janë edhe në bisedime më PDS për atë se si do të jetë qeverisja e nesërme në Ulqin.